Në Maqedoni hipotekat ulen, ndërtimet dhe kreditë nuk ndalen

ina-online
ina-online

04/12/2023

Ulje e butë e pronave nën hipotekë, ndërtimi që nuk ndalon me nga 5000 banesa të reja në vit, leje për ndërtim që nuk reshtin së lëshuari, rritje e mëtejshme e kredive banesore dhe numër i madh i banesave të zbrazëta. Këto janë disa nga veçoritë e tregut të patundshmërive.

Të dhënat zyrtare tregojnë se vendosja e pronave nën hipotekë , po shënon ulje të butë edhe në raportet tremujore, edhe ato njëvjeçare. Të dhënat e Agjencisë së Kadastrës tregojnë se në periudhën korrik-shtator të këtij viti janë regjistruar 1776 prona me vlerë prej afër 377 milion euro të vendosura nën garanci për kredi. Trendet e përgjithshme janë se po vërehet një ulje e vlerës së pronave të patundshme që vendosen nën hipotekë, duke marrë parasysh se në periudhën prill-qershor kjo vlerë e 1888 pronave ka qenë 455 milion euro, tregojnë të dhënat e fundit të Kadastrës. Njëherësh edhe trendet e viteve të kaluara tregojnë se vendosja e pronave si kolateral apo garanci për borxhe të reja po shënon ulje.

Në periudhën janar-dhjetor 2022, vlera e 7658 pronave ka qenë 1.55 miliardë euro që paraqet një ulje në raport me 8386 prona të paluajtshme me vlerë prej afër 2 miliardë euro në vitin 2021, të vendosura nën hipotekë. Kjo tregon se sipas të gjithë gjasave ka një tendencë në treg të blerjes së pasurive të paluajtshme pa ndërmjetësimin e bankave, pra blerje pa marrë kredi për shtëpi, e cila zakonisht sigurohet me një hipotekë mbi pronën që është objekt shitje ose mbi pasuri të tjera të patundshme.

Tkurrjen e segmenteve të tregut të patundshmërive e tregojnë edhe shifrat e publikuara nga Agjencia e Kadastrës, sipas të cilave, gjatë vitit të kaluar vlera totale e shitjeve të pasurive të paluajtshme ka arritur në 961 milionë euro. Një vit më parë, ose në vitin 2021, vlera totale e shitjeve të pronave arriti në 914 milionë euro.

Gjithashtu statistikat tregojnë se ndonëse në tregun e pasurive të paluajtshme ka një numër të madh apartamentesh të pa shitura, lejet për ndërtime janë në rritje, çka do të thotë metër katrorë të rinj të banimit që kanë filluar ose do të ndërtohen. Përskaj kësaj nuk po ulet çmimi i banesave. Nëse shikohen të dhënat e Bankës Popullore, vërehet se çmimet e apartamenteve janë në rritje tashmë në vitin 2020, dhe kjo vazhdon edhe gjatë vitit 2021 dhe 2022, por edhe gjatë këtij viti. Çmimet e banesave në Shkup në tremujorin e parë të këtij viti shënuan rritje prej 18,8 për qind në nivel vjetor dhe 1.3 për qind në nivel tremujor. Njëherësh nuk po zvogëlohet as huamarrja e qytetarëve për blerjen e banesave. Vlera e kredive banesore është rritur nga mbi 1.2 miliardë euro në dhjetor 2022 në mbi 1.3 miliard euro në tetor 2023.

Nga ana tjetër, sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, në shtator 2023 janë dhënë 326 leje për ndërtimi, që është 17.7 për qind më shumë krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë. Sipas lejeve të lëshuara për ndërtim, vlera e objekteve është 6.678.877 mijë denarë, që është 43. Për qind % më shumë krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë. Regjistrimi i kryer në vitin 2021 ka treguar se një e treta e gjithsej 839.174 banesave janë bosh, pra 63.4 për qind ose 531.987 janë të banuara, ndërsa pjesa tjetër 36.6 për qind ose 307.187 banesa janë të pabanuara. Nga komunat e Shkupit, më së shumti banesa bosh ka Qendra – 10.865 ose mbi 40 për qind nga numri i përgjithshëm, ndërsa Çairi ka numrin më të vogël të banesave të zbrazëta – 22.5 për qind nga gjithsej 17.771 banesa.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Fatmir Dehari

Dehari konfirmon se ishte propozuar si kandidat për president

ahmeti-grubi-bujar-osmani-arber

Bujar Osmani kandidat për garën për president, këtë lajm të madh do ta thotë nesër Ahmeti

ASH Sela Taravari

Fati i ASH-së në duart e Gjykatës së Tetovës! Të dyja palët i drejtohen gjyqit për ndryshimet që kanë bërë

kadastra

Ankesa për rritjen e çmimeve në kadastër

LSDM SDSM Kovacevski zecevic

LSDM do të bisedoj edhe me parti që tradicionalisht nuk kanë qenë partnerë

Polici-a-2-750x430

Ja përse ndodhi vrasja e dyfishtë në fshatin Gabresh të Kumanovës? (FOTO)

Angela Ageler

Ageler: Është me rëndësi kyçe që njerëzit të dalin dhe të votojnë më 8 maj

zjarr tym

Tym i madh mbi Zhelinë të Tetovës, digjen goma (VIDEO)

Talat Xhaferi

FOTO/ Xhaferi-Dir: Ukraina gjithmonë mund të shohë në Maqedoninë e Veriut një mik, partner dhe përkrahës

INFO

NA NDIQ