Në Maqedoni nuk jam i sigurt

0

Gazetari nga Maqedonia, kritik ndaj qeverisë, Fërgim Demiri muajin e kaluar erdhi si refugjat. Ky banor i qendrës strehimore Fadasil në Mouscron, është gazetar në Maqedoninë e Veriut. Shumë kritik ndaj qeverisë të cilën e vlerëson ” të korruptuar” , Fërgimi u largua nga vendlindja duke mos e llogaritur veten të sigurt në vendin e tij. Fërgimi është bashkëpunëtor anëtar i Iliria News Agency në RMV. Ai ka disa javë që ka arritur në shërbimin për refugjatë. Që nga 2016 asnjëherë nuk ka mundur të eci i lirë në vendlindjen e tij, duke vënë në rrezik sigurinë dhe shëndetin e tij. “Unë në Maqedoni jam gazetar politik. Nga viti 2001, qeveria i reduktoi liritë themelore duke llogaritur këtu edhe ata të shtypit. Të gjithë ata që kanë rrezikuar të kritikojnë haptas pushtetin, janë kërcënuar dhe ju është kërkuar të heshtin”, këtë cenzurë e denoncon bashkëbiseduesi.
Sipas tij, autoritetet maqedonase përkrahin shtypin që i përkrahë, kurse sakatojnë shtypin, i cili nuk u shkon për shtati. Kjo ska lidhje me demokracinë, kjo është autokraci. Personi në fjalë, pranon se në vendin e tij ka kaluar momente shumë të vështira , bile disa herë ka përjetuar momente dhune gjer në tentime likuidimi.

Betejë e humbur para fillimit ?

Fergimi, i kërcënuar dhe me shëndet të dobët, gjen strehim në Suedi për disa muaj më 2015, pastaj në Gjermani, ku më në fund nuk iu pranua azili politik. “U ktheva në Maqedoni duke qënë i sigurtë se pushteti do të më zinte. Unë bëja vetëm punën time si gazetar. Denoncoja shpeshherë veprimet e qeverisë të cilat ishin më shumë se mafioze. Të qëndroja në Maqedoni do të ishte për mua humbje lirie. Këtu në Mouscron, Fergimi bën përpjekje të adaptohet në jetën e strehimores duke u munduar të përmirësojë disa probleme shëndetësore. Më kanë marrë në CHM dhe ndihem më mirë tani, por kjo nuk do të thotë se kushtet e mia për jetë nuk janë të shkëlqyeshme. Ai vuan edhe nga dhimbja dhe malli në vënd të huaj. Dy djemtë e tij, njëri 31 e tjetri 34, kanë mbetur në këtë vend të Ballkanit. Ata kanë tentuar të demostrojnë kundër regjimit në vendin tonë ” luftë e humbur nga fillimi” . Jam në kontakt me të dy. Ndoshta edhe ata gjithashtu do largohen. Që nga largimi i Fërgimit, pushteti e ka ndërruar konakun. Por, gazetari tregon se nuk rrezikon më për tu kthyet në shtetin e tij. ” Frigohem nga ndalja me të zbritur në aeroport”. Sot e ardhmja e Fërgimit eshtë debllokimi në Belgjikë. Unë dëshiroj të punoj këtu apo diku tjetër. Nuk dua të paguhem pa punuar gjë, prononcohet i interesuari. Kjo është edhe një dëshmi e cila tregon se edhe në kontinentin tonë, disa gazetarë nuk janë të lirë të ushtrojnë zanatin e tyre. (Antoine Pontradolfi / Nordeclair)