Në Maqedoni nuk përjashtohet ora policore, Karaxhovski: Kemi skenarin ‘C’

0

Drejtori i Komisionit për Sëmundje Infektive në Maqedoninë e Veriut, Zharko Karaxhovski ka thënë se të gjithë janë duke bërë përpjekje që të shmanget ora policore, ngase kjo mund të ndikojë në shëndetin psikologjik të qytetarëve.

“Kishim skenarin “A” gjendjen normale, skenari “B” me masat të cilat i kemi propozuar me të cilat shpresojmë se do të shmangim skenarin “C” e cila nënkupton masa restriktive dhe kthim të orës policore”, ka deklaruar Karaxhovski.

Ai tha se kërkon masa të rrepta për të gjithë ata të cilat nuk i respektojnë masat e miratuara kundër KOVID-19.

Ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe tha se shpreson se nesër në Kuvend do të votohen ndryshimet Ligjore dhe do të implementohen masat e propozuara.

“Në këtë moment vlerësojmë se masa tjera nuk duhet të rekomandohen në këtë moment”, tha Filipçe. Ai vlerësoi se në këtë periudhë ora policore nuk është zgjidhje. “Rekomandimi është që të mos ketë formë të tillë të kufizimit”, u shpreh Filipçe.

Ndërkohë, kryetari i Komisionit për sëmundje infektive Zharko Karaxhoski informoi për rritjen e kapaciteteve të testimeve në nivel ditor. Ai tha se nëse hapen edhe dy laboratorë për teste në Qendrën për Shëndet publik dhe spitalin Kozle, do të analizojnë deri në 2000 teste për 24 orë.

“Teste ka, laborantë ka, nga 745 do të arrijmë në 1000 teste të cilat do t’i bëj Instituti për shëndet pubik. Shërbimi epidemiologjik do të mund t’i përgjigjet kërkesave, punojmë me dy ndërrime. Ndërrimi i parë deri në drekë, i dyti deri në 8 mbasdite, pra po punojmë nga 16 orë që të përballemi me problemin. Nëse mund të bëjmë teste edhe në Qendrën për shëndet publik që përmendi ministri dhe në spitalin Kozle, ku po kontrollohet hapësira dhe kuadri ne mund të arrijmë në çdo moment të realizojmë 2000 teste. Nga java tjetër presim edhe testet e shpejta të cilat do të na ndohmojnë” , deklaroi epidemiologu Zharko Karaxhoski.(INA)