Në Maqedoninë e Veriut nuk ka Ligj për përdorimin e Gjuhës Shqipe?

Picture of Ina Online
Ina Online

28/12/2024

Shkruan: Muhamer Pajaziti

Në Maqedoninë e Veriut nuk ka Ligj për përdorimin e Gjuhës Shqipe.

Ky konstatim është i saktë, për faktin se kompromisi është bërë në verën e nxehtë të 13 gushtit të vitit 2001, kur është firmosur Marrëveshje e Ohrit.

Ky dokument i ka dhënë primatin gjuhës maqedonase si gjuhë e parë dhe asnjëherë nuk mund të flasim për parimin e barazisë.

Pika e 6, paragrafi i 4 i Marrëveshjes së Ohrit i thotë se: Në tërë Republikën e Maqedonisë dhe në marrëdhëniet ndërkombëtare gjuhë zyrtare është gjuha maqedonase.

Pastaj në pargrafin e 5 thuhet se: Cilado gjuhë tjetër të cilën e flasin të paktën 20 për qind e popullatës, po ashtu është gjuhë zyrtare, sikurse është arsyetuar këtu.

Me këtë dëshmohet se, gjuha shqipe nuk përmendent askund, por identifikohet me 20 për qindshin. Në disa raste kjo dispozitë u jep të drejta ta përdorin gjuhën e tyre amtare edhe komuniteteve më të vogla në vend.

Më pas, pasojat janë bartur tek Kushtetuta e Maqedonisë me amandamentimin e Nenit 7 si dhe tek Ligji për Përdorimin e Gjuhëve .

Duhet ta pranojmë se ka pasur një avasim të përdorimit të gjuhës shqipe në Maqedoni dhe sidomos në Kuvend dhe Qeveri.

Zbatimi i saj nuk ka funskionuar fare në sistemin e jurisprudencës dhe shumicën e institucioneve tjera të nivelit lokal dhe qëndror.

Neni 9 i Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve
Neni 9
(1) Në procedurat gjyqësore, administrative, ekzekutive, procedurat për ekzekutimin e sanksioneve, procedurat parahetimore dhe hetimore, procedurat penale dhe të kundërvajtjes, procedurat kontestimore dhe jashtëkontestimore, si dhe procedurat tjera para gjykatave, prokurorive publike, si dhe të gjitha organeve, trupave dhe institucioneve, zbatohet gjuha maqedonase dhe alfabeti i saj cirilik, si dhe gjuha që e flasin së paku 20% e qytetarëve dhe alfabeti i saj.

Kjo dispozitë nuk është zbatuar fare edhe pse gjykatës shqiptarë në vendbanimet me shumicë shqiptare kanë mundur të bëjnë përpjekje për ta zbatuar.

Neni 8 i Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve

Neni 8 (1) Kartëmonedhat dhe monedhat, si dhe pullat postare do të përmbajnë simbole që e përfaqësojnë trashëgiminë kulturore të qytetarëve që e flasin gjuhën maqedonase dhe alfabetin e saj cirilik dhe gjuhën që e flasin së paku 20% e qytetarëve dhe alfabetin e saj.

Kjo dispozitë nuk e parasheh përdorimin e gjuhës shqipe në kartëmonedha, por vetëm simbolet që e përfaqësojnë trashëgiminë kulturore të qytetarëve shqiptarë dhe komuniteteve tjera.

Gjithashtu paragrafi 3 i Nenit 8, i cili ka të bëjë me uniformat e policisë, të zjarrfikësve, të shëndetësisë, nuk është zbatuar sa duhet.

Kjo është një dëshmi se Gjuha Shqipe duhet të avansohet me Ligj të veçantë dhe asesi të minimizohet nga Gjykata Kushtetuese dhe gjykatësit e saj me mentalitet komunist.

Shumë institucione shtetërore, pro edhe biznese private maqedone vazhdojnë ta injorojnë gjuhën shqipe, gjuhën më të lashtë në kontinentin evropian.

Edhe kur vendosin ta përdorin, e përbuzin duke e përkthyer me google translate. Sigurisht se kjo ndodhë për shkak të ngarkesave dhe motiveve të ndryshme nacionale dhe etnike.

Të gjitha këto janë fakte dhe kjo kjo është një pasqyrë se si trajtohet gjuha shqipe, e cila në bazë të një cope ligji të cunguar, të miratuar në vitin 2018 është zyrtare, por që deri tani asnjëherë nuk u trajtua si e tillë.

Shqipja nuk është e barabartë me maqedonishten sepse në aktin më të lartë juridik të shtetit nuk emërohet me emrin e saj të vërtetë si “gjuha shqipe” , por si “gjuha që e flasin 20 për qind e popullsisë!”.

Përderisa Evropa e gjen pasurinë e saj tek shumëllojshmëria e trashëgimisë si edhe në zotësinë për të mbledhur në gjirin e saj shtete me gjuhë, kultura dhe tradita të ndryshme,

Maqedonia e papërcaktuar dhe e ç’thurur në çdo pikëpamje të shtetëformësisë, ndjek trendet e diskriminimit dhe nacional-romantizmit të heshtur ballkanik.

Padyshim që gjuhët mund të trajtohen si mënyra perfekte komunikimi, të cilat arrijnë të bashkojnë dhe të krijojnë një mozaik të kultivimit të vlerave të përbashkëta. Kjo ndodhë në të gjitha vendet evropiane, por ne duket se si shtet jemi në një vagon tjetër.

Rasti i Kosovës

Ligji i Gjuhëve i miratuar nga Parlamenti i Kosovës, gjuhën e komunitetin serb i cili përbën rreth 4 për qind të popullsisë e ka përcaktuar si gjuhë zyrtare. Për veç në nivelin qendror, ky ligj si gjuhë zyrtare i llogaritë edhe gjuhët e popujve të cilët përbëjnë më shumë se 3 për qind të popullsisë në komunat e shtetit të Kosovës, pra në nivelin lokal. Ky ligj parasheh edhe shumë beneficione për pakicat kombëtare në shtet.

@highlight

TË FUNDIT

Tërmet i fortë në Turqi

Së paku 66 viktima nga zj’arri në një hotel në Turqi, MPJ RMV: Nuk ka informacione për shtetas të Maqedonisë

Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in

Ahmeti nga Çashka: ky shtet është edhe i shqiptarëve, por jo i atyre që duan të jenë të nënshtruar

Kasami: Nuk jam takuar me Ali Ahmetin!

Përplasja e ashpër mes Qokut dhe Apasievit në Kuvend

ME TE LEXUARA

1
Tërmet i fortë në Turqi
1
Së paku 66 viktima nga zj’arri në një hotel në Turqi, MPJ RMV: Nuk ka informacione për shtetas të Maqedonisë
1
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
1
Ahmeti nga Çashka: ky shtet është edhe i shqiptarëve, por jo i atyre që duan të jenë të nënshtruar
1
Kasami: Nuk jam takuar me Ali Ahmetin!

LEXO MË SHUMË

Tërmet i fortë në Turqi

Së paku 66 viktima nga zj’arri në një hotel në Turqi, MPJ RMV: Nuk ka informacione për shtetas të Maqedonisë

Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in

Ahmeti nga Çashka: ky shtet është edhe i shqiptarëve, por jo i atyre që duan të jenë të nënshtruar

Kasami: Nuk jam takuar me Ali Ahmetin!

Përplasja e ashpër mes Qokut dhe Apasievit në Kuvend