Në Maqedoninë e Veriut regjistrohet rasti i parë i llojit “kraken” të koronavirusit

Iliria News Agency
Iliria News Agency

22/01/2023

Instituti për Shëndet Publik (ISHP) njoftoi mëngjesin e sotëm se tek një pacient është zbuluar një substrat i ri i koronavirusit i njohur si “kraken”.

“Në një kampion, nga gjithsej 32, u zbulua nënlinja omikron XBB.1.5 e njohur si Kraken. Pacienti tek i cili është zbuluar nënlinja e re është nga Gjevgjelia dhe mostra është marrë më 11 janar 2023”, tha ISHP, përcjell INA.

ISHP po ashtu ka shtuar se 32 mostra janë pozitive për SARS-CoV-2 dhe mostrat e përzgjedhura ishin të muajve dhjetor 2022 dhe janar 2023.

Kryetari i Komisionit për Sëmundje Infektive, dr. Aleksandar Petlichkovski, në lidhje me llojin kraken tha të enjten se të gjitha të dhënat që kanë deri më tani tregojnë se është sërish një variant që shkakton simptoma të lehta dhe përhapja e tij nuk pritet të rëndojë në mënyrë drastike sistemin shëndetësor. Ai pohon se nuk ka vend për shqetësim tek qytetarët.

Sipas doktor Petliçkovskit, gjendja epidemiologjike në vend është stabile, ndërsa sezoni i gripit ka filluar para dy javësh dhe duhet të zgjasë shtatë deri në tetë javë.(INA)

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

qeveria

Pas zgjedhjeve, ndryshime kushtetuese, pastaj qeveri! Fituesi i zgjedhjeve kushtëzohet që tani

vmro dpmne

“Maqedonia jote”, Mickoski nënshkroi marrëveshje me partnerët e koalicionit

turqit

Lëvizja e Turqve të Maqedonisë sot edhe zyrtarisht pjesë e “Frontit Europian”

banka-popullore-800x445-780x439-1

Maqedoni: Borxhi i jashtëm neto në fund të vitit 2023 ishte 4,458 milionë euro

Former Vice President Joe Biden speaks at the Chuck Hagel Forum in Global Leadership, on the campus of the University of Nebraska-Omaha, in Omaha, Neb., Thursday, Feb. 28, 2019. (AP Photo/Nati Harnik)

“Vendet arabe gati të njohin Izraelin”, presidenti i SHBA, Joe Biden: Ja si mund të zgjidhet konflikti në Gaza

Arben Taravari VLEN

Taravari thirr aktivistët e ASH-së: Hajdeni në VLEN, mos u bëni patericë e dikujt

grubi gostivar

“Fronti” në Gostivar/ Grubi: Spektakël, i bje pishman nëse s’vjen!

sllavjanka

“Para nga një njeri i pandershëm nuk dua”, Petrovska fiton në një proces gjyqësor ndaj Kovaçkit

Ministria-Arsimit

Shpallet konkursi për regjistrim në shkollat ​​e mesme në Maqedoninë e Veriut

INFO

NA NDIQ