Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, tashmë i kanë mbushur dy vjet që po mbahen në paraburgim nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.
Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së pritet të jetë një gjykim maratonik. Megjithatë, OVL e UÇK-së nuk pret proces të shpejtë e transparent ndaj ish-krerëve të UÇK-së në ballafaqim me drejtësinë.
Shqiptimi 26 vjet burg për ish eprorin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sali Mustafën, ishte aktgjykimi i fundit i 16 dhjetorit 2022, i shpallur nga Dhomat e Specializuara.
Para dënimit të Mustafës, kjo gjykatë ka dënuar edhe ish krerët e OVL-së së UÇK-së, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj.
Por, ata që merren me çështje të drejtësisë thonë se proceset u përcollën me parregullësi e mos transparencë.
Megjithatë, një gjykim tjetër maratonik pritet të fillojë nga muaji mars.
Gjykimi ish krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, pritetet të kenë një përballje të fortë e të gjatë me prokurorë e gjykatës të Dhomave të Specializuara.
Për këtë, avokati i licensuar në këtë gjykatë, Artan Qerkini, thotë se ndonëse janë 46 mijë faqe dokumete e më shumë se 40 dëshmitarë, gjykimi ka gjasa të fillojë më shpejt.
“Po shpresoj se kjo zvarritje e procedureave do të kompensohet me një efikasitet të procedurës nga ana e trupit gjykues”, thotë avokat Qerkini për RTK-në.