Në moshën 102 vjeçare ndërroi jetë Rexhep Balidemaj, piloti i parë shqiptar dhe veprimtari i pandalur

Picture of Ina Online
Ina Online

08/06/2025

Sot është ndarë nga jeta, në moshën 102-vjeçare, veprimtari i denjë i çështjes kombëtare, atdhetari i mirënjohur, i burgosuri politik dhe piloti i parë shqiptar i Aviacionit ushtarak, Rexhep Gali Balidemaj, nga krahina e Plavë-Gucisë.

Ai u lind më 19 dhjetor 1922 në fshatin Martinaj të Gucisë dhe gjatë gjithë jetës u dallua për qëndresën e tij të palëkundur ndaj represionit jugosllav. Për shkak të veprimtarisë së tij atdhetare, Balidemaj përjetoi gjashtë dënime të rënda, duke kaluar gjithsej 13 burgje famëkeqe, përfshirë Goli Otokun, Kotorin, ishullin Gërgur, si dhe burgjet e Prishtinës, Gjilanit e Gjurakovcit.

Në vitin 1946, ai u dërgua në Kiev të Bashkimit Sovjetik, ku u trajnuar si pilot ushtarak dhe u bë piloti i parë shqiptar i aviacionit ushtarak. Pas dy vitesh, u rikthye në Zagreb të Kroacisë për të vazhduar detyrën e tij.

Pas përfundimit të dënimeve të rënda në ish-Jugosllavi, Balidemaj vazhdoi aktivitetet për çështjen kombëtare dhe Kosovën. Vitet e fundit të jetës i kaloi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Jeta dhe sakrifica e Rexhep Gali Balidemajt mbeten dëshmi e pathyeshme e përkushtimit të tij për kombin shqiptar. Biografia e tij u dokumentua në veprën “Qendra: Gjenocidi në Kosovë – Plagë e hapur”.(INA)

TË FUNDIT

Show i Juventusit në debutimin e tij në Kupën e Botës, fiton 5-0 ndaj Al Ain…

“Ancelotti mund të bëjë shumë për Brazilin, edhe Allegri është një trajner i shkëlqyer”…

Vinicius simuloi në mënyrë të turpshme në Kupën e Botës për Klube, ai mori karton të verdhë

Macron nis iniciativë diplomatike për t’i dhënë fund konfliktit mes Izraelit dhe Iranit

Dita e parë e Kupës së Botës ka përfunduar: Ja rezultatet dhe renditja e 8 grupeve…

Haraçina dhe Hasanbegu pësojnë dëme nga reshjet e rrëmbyeshme të shiut

ME TE LEXUARA

1
Show i Juventusit në debutimin e tij në Kupën e Botës, fiton 5-0 ndaj Al Ain...
1
"Ancelotti mund të bëjë shumë për Brazilin, edhe Allegri është një trajner i shkëlqyer"...
1
Vinicius simuloi në mënyrë të turpshme në Kupën e Botës për Klube, ai mori karton të verdhë
1
Macron nis iniciativë diplomatike për t’i dhënë fund konfliktit mes Izraelit dhe Iranit
1
Dita e parë e Kupës së Botës ka përfunduar: Ja rezultatet dhe renditja e 8 grupeve...

LEXO MË SHUMË