Në moshën 77-vjeçare ndërroi jetë aktori i mirënjohur maqedonas, Meto Jovanovski. Karriera e tij e suksesshme filloi në vitin 1971 në Teatrin e Dramës në Shkup, ku u punësua pas diplomimit në Akademinë e Teatrit dhe Filmit në Sofje.
Ai luajti më shumë se 100 role në teatër, film dhe televizion. Punoi në skenat e teatrit dhe nëpër filma të ndryshëm në Maqedoni, ndërsa në dekadat e fundit më intensivisht në rajon, kështu që u bë anëtar nderi i Teatrit Kombëtar të Malit të Zi.(INA)