Në muajin gusht 349 qytetarë të Maqedonisë kanë kërkuar azil në BE

0

Në muajin gusht 349 qytetarë të Republikës së Maqedonisë kanë kërkuar azil në vendet e Bashkimit Evropian, ndërsa prej tyre një e treta janë azilkërkues të sërishëm prejse njëherë janë refuzuar, tregojnë të dhënat e fundit të Zyrës Evropiane për Azil (EASO). Ende 919 persona nga Maqedonia janë në hap të përgjigjes nga autoritetet (pending).

Në korrik shifra e kërkesës nga Maqedonia ka qenë 351, ndërsa në tetor të vitit 2017 ka qenë 505.

Qytetarët e Serbisë, Maqedonisë dhe Taxhikistanit janë regjistrues rekord për numrin e kërkesave të sërishme për azil, që, sipas EASO, tregon se këta persona janë të pranishëm kohë të gjatë në sistemet për azil në vendet anëtare të BE-së.

Banorët e Maqedonisë me një për qind dhe të Moldavisë me zero për qind kanë shkallë më të ulët të miratimit të lejes për azil, pas tyre vijojnë Gjeorgjia dhe Gana me dy për qind.

Në përgjithësi në BE në muajin gusht ka pasur 48 mijë kërkesa për azil, që paraqet rënie prej tetë mijë. Shkalla e miratimit të kërkesave është 33 për qind. Personat nga Siria, Jemeni, Eritrea dhe Palestina kanë shanse më të mëdha t’u pranohet kërkesa për azil.

Komentet

komentet