Në mungesë të lejes së qarkullimit me veturë, qytetari doli me gomar nëpër qytet (FOTO)

0

Një qytetar ka gjetur zgjidhjen perfekte për të dalë me “mjetin” e tij, pa shkelur rregullat e qarkullimit që janë vendosur së fundmi nga Qeveria e Shqipërisë.

Në mungesë të makinës apo në mungesë të lejes për qarkullimin me automjet, një burrë i ka hipur gomarit duke kaluar në rrugët e Tiranës.

Ai është fotografuar në zonën e Ish-Bllokut teksa ecte i qetë mbi kafshën e tij, ndërsa fotoja është publikuar nga “joqalbania” në Instagram.

Fotoja është shkrepur pranë godinës së Parlamentit Shqiptar, ndërsa krahas saj është vendosur shkrimi epik: “Për Bllok”.