Në një parking shkolle në Shkup, plagosen dy persona

Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se pasditen e djeshme janë plagosur dy persona në rrugën “Ho-SHi-Min” në Shkup. Ngjarja ka ndodhur në parkingun e Shkollës Fillore “Zhivko Brajkovski”.

“Në parking më parë është ndaluar makina “Reno” me targa të Shkupit, në të cilën kanë qenë të pranishëm personat M.A. dhe A.U. (34). Sipas deklaratave të M.A., personi M.B. ka gjuajtur në drejtim të makinës”, njoftojnë nga MPB-ja maqedonase.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, M.A. ka marrë plagë në këmbën e majtë ndërkaq A.U. ka marrë lëndime në fytyrë. Dy të plagosurit janë pranuar për trajtim mjekësor në spitalin “Shën Naumi i Ohrit” në Shkup./TV21