Në Ohër gjithnjë e më pak filloristë shqiptarë

ina-online
ina-online

01/10/2023

Paralelet në gjuhën shqipe në shkollat fillore në Ohër kanë mbetur me shumë pak nxënës. Me këtë zvogëlohet edhe mundësia e hapjes së klasave në gjuhën shqipe në arsimin e mesëm.

Filloristët shqiptarë mësojnë në shkollën “Vëllazërim-Bashkimi”, e vetmja shkollë fillore në qytet ku mësimi zhvillohet edhe në gjuhën shqipe.

“Nëse gjeneratat kanë qenë rreth 30 nxënës për gjeneratë, gjenerata e fundit ka qenë 15, ndërsa viti i paraprak me 23. Këtë vit kemi 14 nxënës të regjistruar për mësim në gjuhën shqipe, ndërsa në vitin shkollor 2022/2023 kemi pasur 34 semimaturantë. Kjo është një rënie e drejtpërdrejtë prej rreth 20 nxënës”, u shpreh Xhemal Mehmed – Drejtor i Shkollës Fillore Vëllazërim- Bashkimi.

Edhe pse tash disa vite janë planifikuar dy paralele në gjuhën shqip në Qendrën e Shkollës Elektrike dhe Mekanike në Ohër, në konkurset e shpallura nga Ministria e Arsimit, pothuajse nuk kishte aspak interesim.

Nisma për hapjen e një shkolle të mesme në gjuhën shqipe në Ohër daton nga fundi i viteve 1970 kur u plotësuan të gjitha kushtet, por ndodhi diçka tjetër.

Tani nxënësit shqiptarë nga Ohri pas mbarimit të shkollës fillore, rreth 80% e tyre vazhdojnë arsimimin në gjuhën shqipe në Strugë. Të tjerët vazhdojnë të mësojnë maqedonisht në shkollat e mesme të Ohrit.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

blinken cameron shkup

Lavrov ateroi në Shkup, por përpos Blinkenit u larguan edhe Borell dhe Kameron

lavrov bujar osmani

24info: Lavrov kundër Kosovës së pavarur, Osmani u grind me të gjithë për ta sjellë në Shkup

jeton abdullahu flamuri

Flet tetovari që ngriti flamurin kombëtar pranë kishës në Kodrën e Diellit

blinken lavrov

Blinken dhe Lavrov nuk u përpoqën në Shkup, sekretari amerikan u largua për Izrael pa mbërritur kryediplomati rus

Kovacevski

Kovaçevski: Qytetarët nuk e duan izolimin, ashtu siç ndodhi për 11 vjet

shen-naum2-696x466

Ahmet Zogu a e shiti Shën Naumin? Truku në vendimin e gjykatës së Hagës

adriatik lapaj

Lapaj: Nuk ndihem mirë që Shqipëria 30 vite s’ka bërë asgjë për shqiptarët e Maqedonisë

Borell

Borrell: Lavrovi në Shkup duhet të dëgjojë se përse e dënojmë Rusinë!

borel-kovacevski

Borell porosi partive politike në Maqedoni: Nuk duhet të ketë ndarje për BE-në, miratoni ndryshimet kushtetuese

INFO

NA NDIQ