Në organizim të universiteteve publike shqiptare u mbajt edicioni XIV i manifestimit “Ura me tri harqe”

Picture of INA
INA

20/05/2024

Fakulteti i Arteve i Universitetit të Tetovës më 16-17 maj 2024 mori pjesë në edicionin XIV të manifestimit tradicional artistik “Ura me tri harqe” që sivjet u zhvillua në ambientet e Universitetit të Arteve në Tiranë.

“Ura me tri harqe” është një projekt i përbashkët kulturor i tre institucioneve të arsimit të lartë të hapësirës mbarëshqiptare, Universitetit të Arteve në Tiranë, Fakultetit të Arteve të Universitetit të Tetovës dhe Fakultetit të Arteve të Universitetit të Prishtinës që zhvillohet në formë rrotacioni midis Tiranës, Prishtinës dhe Tetovës.

Manifestimin e hapi zëvendësrektori i Universitetit të Arteve të Tiranës Prof. Dr. Erald Bakalli bashkë me krerët e dy institucioneve tjera, dekanin e Fakultetit të Arteve të Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Senad Abduli dhe profesor Ismet Jonuzi nga Universiteti i Prishtinës.

Aktiviteti u përshëndet nga dekani i Fakultetit të Arteve të Universitetit tonë, i cili theksoi rëndësinë e këtij bashkëpunimi kombëtar, shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme që kanë bërë pedagogët nga dy kryeqendrat shqiptare për ngritjen dhe konsolidimin e Universitetit tonë, i uroi studentët dhe pedagogët për pjesëmarrjen në këtë aktivitet i cili sipas tij nuk duhet trajtuar si garë, por si festë dhe mundësi për ta njohur më mirë njëri-tjetrin.
Ky edicion vijoi sipas kalendarit artistik me hapjen e ekspozitës së artit figurativ në galerinë e FAB, me punime të përzgjedhura nga studentët e të tre institucioneve, shfaqjen e filmave dhe dokumentarëve me metrazh të shkurtër dhe shfaqjet teatrore të studentëve të departamenteve skenike dhe u përmbyll me një koncert të përbashkët me interpretime muzikore të tre institucioneve.
Prodekania për shkencë e Fakultetit të Arteve, Prof. Dr. Nora Halimi njëherit dhe përgjegjëse për organizimin e këtij aktiviteti theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes në aktivitete të këtilla të cilat kontribuojnë fillimisht në krijimin e një kulture të komunikimit vizual, skenik dhe muzikor e cila nxjerr në pah diversitetin dhe fuqinë krijuese me të cilën operojnë studentët dhe profesorët pjesëmarrës dhe pastaj edhe në krijimin e një hapësire diskutimi, edukimi, informimi e ndërgjegjësimi kombëtar. Sipas saj, Fakulteti i Arteve dëshmoi edhe një herë se ka parametra konkurrues në skenën artistike kombëtare.

TË FUNDIT
22 orë
Studentët kërkojnë që racioni ditor të jetë 200 denarë, sepse nuk mund t'ia dalin
24 orë
Dyert e shkollave të hapura por nuk ka nxënës
2 ditë
Dyert e shkollave të hapura por nuk ka nxënës
2 ditë
Kosova me 10 medalje në finalen e NEO - shkencës në New Jersey, këta janë fëmijët heronjë
3 ditë
Profesoresha nga Shkupi: Mos qofshi në lëkurën tonë në fundvit kur përfundohen notat!

ME TE LEXUARA

24 orë
Dyert e shkollave të hapura por nuk ka nxënës
22 orë
Studentët kërkojnë që racioni ditor të jetë 200 denarë, sepse nuk mund t'ia dalin

LEXO MË SHUMË

studenti-univerzitet-sv-Kiril-i-Metodij-6

Studentët kërkojnë që racioni ditor të jetë 200 denarë, sepse nuk mund t’ia dalin

hkolla_klasa_derrasa_e_zeze_sindikata greve

Dyert e shkollave të hapura por nuk ka nxënës

hkolla_klasa_derrasa_e_zeze_sindikata greve

Dyert e shkollave të hapura por nuk ka nxënës

IMG_2986

Kosova me 10 medalje në finalen e NEO – shkencës në New Jersey, këta janë fëmijët heronjë

profesoresha shkup

Profesoresha nga Shkupi: Mos qofshi në lëkurën tonë në fundvit kur përfundohen notat!

Ministria-Arsimit

MASH: Është përgatitur ditari i ri elektronik, do të përdoret pasi të kalojë fazën e testimit

shkolla-nxenes-780x439-1

Në Kumanovë në maj janë regjistruar mbi 900 nxënës në klasën e parë

shkolla-nxenes-klasa

Edhe tre ditë deri në përfundim të vitit shkollor, orë të shkurtuara për filloristët për shkak të të nxehtit

OPTIKA INDZI

Optika Indzi, dyqani më i mirë për syze optike dhe të diellit në Kumanovë

INFO

NA NDIQ