Në pagesën e autostradës në Preshevë me dy çmime: Shtetasit e huaj paguajnë më lirë me euro

0

Në pagesën për autostradë në Preshevë, nëse vozitni veturë me targa të Serbisë ju do të paguani një çmim tjetër ndërsa shoferët me tabela të huaja kanë privilegjin të paguajnë më lirë.

Shoferët që shpesh kalojnë nëpër këtë rrugë tashmë janë mësuar me këtë fenomen, por ata që për herë të parë shohin dy çmimet e ndryshme do të hutohen.

Pra, çmimi me dinarë është 80 ndërsa në atë evropian kushton 0.50 euro, të cilat kur konvertohen në dinarë, do të jetë disa dhjetra dinarë më lirë.

Njëri nga shoferët u ankua rreth këtij fenomeni: “Në përgjithësi, kjo nuk është e shtrenjtë, por është e padrejtë. Pse të na paguajnë më shtrenjtë se të huajt, edhe nëse janë vetëm 10 dinarë dallim, ju merrni parasysh se sa makina kalojnë nëpër këtë pikë gjatë ditës dhe kjo nuk është pak, apo jo? Po edhe 1 euro nuk kushton 160 dinarë për aq sa di unë”./presheva.com/