Në Paris tani gjendet muralja më e madhe në botë

0

Muralja më e madhe në botë, me madhësinë sa katër fusha futbolli, është krijuar në Paris, por nuk do të mund ta shihni nëse gjendeni në tokë.

Puna e artit nga dy artistët francezë, Ella dhe Pitr, gjendet në terrasën e ndërtesës Parc des Exposition, në pjesën jug-perëndimore të Parisit.

Por kjo vepër arti, do të mund të shihet vetëm përmes dronëve ose helikopterëve.

Në këtë murale, shihet një grua e vjetër e cila është duke e shikuar unazën e rrugës. Për këtë punë arti, u deshën 10 ditë për ta përfunduar, e që shumica ishte bërë me sprej dore.