Në plazh, Vigjilenti nga Kumanova po pi raki Skrapari me një Vigan nga Mokra

Picture of INA
INA

22/06/2025

Shkruan: Edison Ypi

Kujtesa nga Prishtina ka rënë në sevda me një çam nga Fieri.
Berati nga Podujeva është marrosur pas një shkodraneje me brekë thuajse inekzistente, gjysmat e sisëve përjashta, flokë të lëshuara që ja merr era.
Një lab nga Salaria në gjunjë dhe me lot në sy po ja lyp Sarandës pi Suhareke.
Vigjilenti nga Kumanova po pi raki Skrapari me një Vigan nga Mokra.
Një krutan me mustaqe deri te veshët po do me ja dhon mbesën për nuse një Etniku nga Theranda.
Labinoti nga Lipjani po bën muhabet duke thithur duhan të dredhur me një myzeqar nga Guri i Gomares.
Një Ares nga Starja po bën çmos ta bindi një Agon nga Peja se baca kurvi ishte më vrasës se serbi.
Kushtrimi i Malishevës, Visari i Vitisë, Gramozi i Leposaviqit, Korabi i Shtimjes, Tomorri i Tuzit, nuk e kanë problem se Dielli po ua djeg mishin e kurrizit. Thonë; Sado me na e përzhit kurrizin dhe barkun, nuk mundet me na ba keq Dielli i Shqypnis pellazgjike.
Vlora nga Istogu që flet Shqip më bukur se çikat e Tiranës dhe Patrioti nga Puka, kanë katër dit e katër net që janë mbyll në hotel ku po dashurohen marrëzisht.
Flamuri i Drenicës shkon vazhdimisht në banjë se e ka zënë barku.
Qurrat që dalin me zhurmë përpjetë nga hunda e Dardanit pi Prizreni formojnë një ylber me ngjyra që po i shkrin së qeshuri Kadriun nga Dobërdalani dhe Nexhmedinin nga Mitrovica.
Haxhiu nga Samadrazha po i thotë një mallakastrioti se komunistat duhen pjekur në hell me zjarr të ngadaltë.
Lasgushi nga Vaksinca duke u dridhur si fije bari po i thotë një skraparlliu se shqiptarët janë rracë superiore, bota mundet m’u shkatrru por Poezia nuk vdes, Muharrem Qena është këngëtar qiellor.
Një pejane me shalë kilometrike po shetit topless buzë detit duke i bërë kalimtarët ti ndjekin me sy sisët e saj si publiku topat e tenisit.
Vjosa nga Sharri ka vizatuar mbi bythë një shqiponjë në fluturim.

TË FUNDIT

MPB shpall konkurs për pranimin e 150 policëve të rinj në Shkup

U gjet 82 vjeçari i zhdukur nga Zajazi, kishte ardhur për pushime nga Amerika

Mjeku në Spitalin e Strugës mbi 5 vite ka marrë rrogë pa shkuar në punë dhe pa licencë valide

Komunikacioni po rrjedh pa probleme, në vendkalimet kufitare nuk ka vonesa të gjata

Mot me diell dhe shumë i nxehtë me temperaturë deri në 39 gradë, mot i freskët nga e premtja

“Sa herë shikoj filmin ‘Njeriu me Top’, me skenar të Dritëro Agollit, më kujtohet italiani që kemi mbajtur në shtëpinë tonë, në Qafë të Skraparit, në kohën e Luftës, i cili…”/ Dëshmia e rrallë e publicistit të njohur

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË