Në policinë e Manastirit si janë shqiptarët?!

0

Fërgim Demiri

Në bazë të raportit të komisionit të Unionit Evropian (GREKO), i cili potencon se akoma nuk kanë filluar reformat në Maqedoni, në asnjë segment deri më tani, për ato që janë marr vesht në Bruksel, si dhe në segmentin e organeve të sigurisë, gjukatave dhe prokurorisë.

Sektori i punëve të brëndshme në Manastir, është i dyti nga madhësia, dhe mbulon 11 stacione policore në gjithë Pellagoninë, Resnjë, Kërçovë dhe Makedonski Brod.

Edhe këtu, përveçse avansimit të dy kuadrove të BDI së, shefin e policisë së uniformuar dhe zëvendës/ kryeshefin e Sektorit të punëve të brendëshme, tjetër lëvizje sështë bërë në këtë sektor, në asnjë drejtim, as kadrovik e as organizativo komandues.

Nga informacionet e siguara, asnjë pozitë komanduese të rëndësishme nuk kanë kuadrot shqiptare. Nuk ka asnjë komandant e as zëvendës seksioni, as biles organizatorë regjionesh.

Policët e uniformuar shqiptarë, por dhe ato civil, që janë të angazhuar në inspektorate, ankohen për ngecje gatishmërie të reformave në polici. Ata, ndeshen me probleme sekundare, sepse ka kohë që nuk janë pajisur me uniforma, e policët e rinjë detyrohen ti blejnë vet bluzat dhe kapelat, por edhe kepucët për punë. “I harrnojmë vet uniformat e vjetra, dhe mundohemi ti mirmbajmë, që të funksionojmë”, thonë ata.

Policët shqiptar mbahen anash dhe në vende sporadike, duke shërbyer si rojtarë në derën hyrëse të SPB Manastir, e asesi nuk i angazhojnë në terren, ose në aksione të ndryshme. “Ne jemi si dekor”, thonë ata, “vetëm sa për të thënë se ka dhe shqiptarë në polici”.

Dhe kur dikush shkruan ndonjë status në rrjetet sociale nga ne se ska reforma, na bëhet presion dhe qortime nga zyrtarë të lartë, sidomos ata  shqiptar të MPB-së që mos të shprehim situatën e vërtetë në sekretariatin e Manastirit, ku ka kuadro shqiptare me arsimim të lartë, por në dy pozitat udhëheqëse të ndarë nga BDI, dy zyrtarët janë me arsimim të mesëm si shefi i policisë së uniformuar ashtu edhe zv/kryeshefi i SPB-së Manastir.

Në sektor, mësohet nga burimet tona se asgjë nuk po përgaditet e as po zhvillohet, dhe se pasiviteti dhe mosinteresimi, e kan sjell ne pikpyetje sigurinë në qytetin e Manastirit. Situata nuk është më e mirë as në 10 stacionet e tjera policore që i mbulon ky sektorë për punë të brendshme.(INA)