Në prag të takimit Erdogan-Vuçiq, paralajmërohen “vija të kuqe ndaj Turqisë” – përmendet armatosja e FSK-së

INA
INA

19 Gusht, 2023

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Millosh Vuçeviq u ankua gjerësisht rreth armatosjes së Forcës së Sigurisë së Kosovës nga Turqia, ku edhe tha se Serbia “duhet t’i tregojë vijat e kuqe” Ankarasë, duke folur edhe për takimin që pritet të zhvillohet sot dhe nesër në Budapest ndërmjet Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

“Marrëdhënien me Turqinë e kemi të ndjeshme dhe të rëndësishme për shkak se janë superfuqi, e cila, përveç tjerash, ka edhe më së shumti ushtarë në KFOR. Çfarë përbën problem për neve është armatosja e FSK-së, dhe ne duhet t’ua tregojmë qëndrimin tonë, pozicionin e Serbisë, se cilat janë vijat e kuqe”, ka thënë Millosh Vuçeviq.

“Takimet nuk do të jenë të lehtë nuk do të jetë i lehtë, për shkak se e mbarë ish-Jugosllavia është prezente, përfshirë Kosovën, Rumania, Bullgaria, si dhe Ukraina”, ka thënë ai. Vuçeviq tha se sa i përket Hungarisë, “ata janë avokati më i mirë i Serbisë në Bashkimin Evropian”.

Kujtojmë se Kosvoa kohëve të fundit ka blerë dronë Bayraktar nga Turqia, gjë që ka zgjuar indinjatë të thellë në Serbi, e veçanërisht te Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili madje edhe ka ndërprerë blerjet e dronëve të njëjtë nga Turqia.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Screenshot_2023-10-02-22-04-57-428-edit_com.android.chrome

Gjeneral Lama: Aleksandër Vuçiqi, komandant i paaftë dhe frikacak…

German Foreign Minister Annalena Baerbock speaks during a news conference following a meeting with her Polish and French counterparts in Lodz, Poland March 1, 2022. Tomasz Stanczak/Agencja Wyborcza.pl via REUTERS ATTENTION EDITORS - THIS IMAGE WAS PROVIDED BY A THIRD PARTY. POLAND OUT. NO COMMERCIAL OR EDITORIAL SALES IN POLAND.

Gjermania “thirrje urgjente” Beogradit të ulë numrin e trupave në kufi

vucic-1

Plani mizor i Vuçiqit, gjenerali shqiptaro-amerikan zbardh prapaskenat: Planifikon rrëmbimin e policëve të Kosovës!

Canak

Sulmi terrorist në veri, Çanak: Inteligjenca perëndimore e dinte, kurthi për Vuçiçin

pasaporta-e-kosoves-800x460-1

Ambasada Gjermane: Kush ka pasaportë të Kosovës, nga 1 janari lëvizë pa viza në zonën Shengen

Petar-Boskovic

Ish-kreu i ministrisë serbe të mbrojtjes: Policia e Kosovës ka treguar se nuk janë mizorë

Ganimete Musliu Ganja

Musliu: Serbia po ndërton bazë ushtarake afër kufirit me Kosovën

Radojcic vilat pasuria

Luksi dhe fitimet e mëdha: Sa kushton vila e Radoiçiqit dhe si u pasurua kaq shumë ky njeri?

vucic

Vuçiq: Nuk duam luftë, Serbia nuk do të dërgoj forca ushtarake në Kosovë

INFO

NA NDIQ