Në prag të vizitës në Kosovë, Edi Ramës i vjen një reagim i ashpër

Opinionisti Sulejman Mehazi ka komentuar vizitën e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama në Kosovë.

Rama pritet ta vizitojë Kosovën gjatë ditës së nesërme.

Mehazi tha se Rama po vjen në Kosovë për t’iu dhënë krah serbëve, për të zjarrmosur edhe më shumë situatën në veri.

“Në vend të Vuçiqit në Kosovë shkon borozani i tij, Edi Rama, për t’iu dhënë krah serbëve të Kosovës, për të zjarrmosur dhe më shumë situatën në veri, serbët e Kosovës do ta presin me duartrokitje e me brohoritje, kurse qytetarët shqiptarë si Vuçiqin”, shkroi Mehazi në Facebook, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë:

Në vend të Vuçiqit në Kosovë shkon borozani i tij, Edi Rama

Në vend të Vuçiqit në Kosovë shkon borozani i tij, Edi Rama, për të ju dhënë krah serbëve të Kosovës, për të zjarrmosur dhe më situaten në Veri, serbët e Kosovës do ta presin me duartrokitje e me brohoritje, kurse qytetarët shqiptarë si Vuçiqin.