Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka ngritur kallëzim penal kundër dy policëve A.V. dhe N.S., punonjës në vendkalimin kufitae “Qafë Thanë”, të cilët dyshohen për vepër penale të “marrjes së ryshfetit”, pra “punë nga pakujdesia në shërbim”, të dyja të Kodit Penal.
“I denoncuari i parë, më datë 13.05.2023 në pikën kufitare “Qafë Thanë”, nga shoferi i cili drejtonte autobusin me targa malazeze, për të cilin nuk kishte karton jeshil të vlefshëm, ka kërkuar dhe ka marrë ryshfet në vlerë prej 70 euro, ndërsa i dyti i raportuar ka lejuar mjetin të hyjë pa pengesa në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Ndaj dy policëve janë marrë masa ligjore dhe i është paraburgim 30 ditor.(INA)