Në pranga i riu nga Kumanova, u kap me kokainë dhe test të falsifikuar për Covid-19

Ministria e Punëve të Brendshmen njofton se gjatë ditës së djeshme, respektivisht rreth orës 18:45 është privuar nga liria 27-vjeçari O.XH. nga Kumanova, transmeton Alsat. I riu u kap me kokainë dhe teste të falsifikuara për koronavirus.

“Në vendkalimin kufitar “Tabanoc”, tek i njëjti është gjetur kokainë, Gjithashtu është konfirmuar se gjatë kontrollit të pasaportave ka deklaruar teste të falsifikuara negative për Covid-19″, shtojnë nga MPB.