Në pranverë, Amerika sjell ushtarë të rinj në Kosovë

0
Ushtarët amerikanë nga Brigada e dytë e Fort Carsonit do të vendosen në Kosovë në pranverë, raporton The Gazette.

Batalioni i III i Regjimentit të Kalorësisë 61 do të zëvendësojë ushtarët e Divizionit të 82-të Ajror të Azerbajxhanit të vendosur në mbështetje të Grupit Shumëkombësh të Betejës – Lindje në Kosovë. Pjesa tjetër e skuadrës së Combat Team 2 do të shkon në Afganistan, transmeton lajmi.net.

“Sipas një raporti të ushtrisë, grupi kryen ‘operacione për mbështetjen e paqes’ dhe përbëhet nga rreth 1,000 trupa nga pesë vende – Hungaria, Polonia, Rumania, Turqia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, shkruan media në fjalë.

“Ushtarët kanë punuar dhe trajnuar shumë për t’u përgatitur për vendosjen e ardhshme në Kosovë”, ka thënë komandanti Donald Braman.

“Jam krenar për ushtarët tanë dhe jemi gati të mbështesim Misionin e NATO-s në Kosovë”.