Në rend dite të seancës së sotme qeveritare Ligji për heqjen e funksionit ‘drejtorë ekonomikë’

Picture of INA
INA

02/07/2024

Sot në seancën e Qeverisë duhet të jetë në rend dite Ligji për heqjen e drejtorëve ekonomikë në institucionet shëndetësore, të cilin e ka paralajmëruar edhe ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari.

Të njëjtin mendim ka edhe kryeministri Hristijan Mickoski, i cili tashmë ka paralajmëruar se do të hiqen këto funksione, duke theksuar se duhet të jetë një person që do të përgjigjet para qytetarëve, jo si më parë kur u bartën përgjegjësitë dhe nuk dihej saktësisht se të kujt ishin përgjegjësitë, transmeton Portalb.mk.

“Kështu kemi qenë dëshmitarë të bartjes së obligimeve dhe përgjegjësive dhe praktikisht nuk kemi mundur të lokalizojmë qartë se ku ka qenë përgjegjësia. Tani me këtë lëvizje do të dimë qartë se ku është lokalizuar përgjegjësia”, tha dje Mickoski, duke theksuar se në vend do të jenë më pak se njëqind zyrtarë “që janë barrë e qytetarëve”.

Taravari paralajmëroi revizion të punës së të gjitha klinikave dhe ndërrime të reja në poste drejtoresh, por thotë se nëse konstatojnë se një drejtor e ka kryer mirë detyrën, ai do të mbetet në detyrë. Fokusi i ministrisë në vitin e ardhshëm, sipas ministrit, është ende bashkimi i klinikave, spitaleve dhe qendrave shëndetësore në një spital të përgjithshëm në çdo qytet dhe digjitalizimi i shëndetësisë.

Taravari po ashtu bëri të ditur se këtë javë do të fillojnë me emërime të reja në pozita drejtoresh, përveç në Klinikën e Toksikologjisë dhe Onkologjisë, ku tashmë ka drejtues të rinj. Ish-ministri i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti është drejtor i ri i Neurologjisë, Andon Çibishev i Toksikologjisë. Taravari ka shkarkuar dhjetëra drejtorë ekonomikë, mes tyre edhe Besija Ilazi nga Klinika e Toksikologjisë. Ai thotë se prioritet do të jetë edhe zgjidhja e situatës në Onkologji. Ai paralajmëroi edhe vende të reja pune në shëndetësi.

TË FUNDIT
11 orë
Mexhiti në mesin e mërgimtarëve:Ju po mbani gjallë frymën e atdheut
16 orë
LSDM: 20 000 euro për udhëtimin komod të Mickoskit dhe ministrave në Uashington!
16 orë
VMRO-DPMNE: BDI kur s’është në Qeveri për të vjedhur, krijon çështje etnike dhe ndarje
16 orë
Aksident i rëndë në autostradën Tetovë-Shkup, 4 të lënduar
17 orë
I nxehti ekstrem në vend/ Java e ardhshme sjell uljen e shumpritur të temperaturave!

ME TE LEXUARA

18 orë
Ja kur fillon pagesa nga “TVSh-ja ime”
23 orë
Qytetarët ankohen për produkte të prishura dhe me afat të skaduar!
18 orë
Azizi: Ruani paratë për avokatët që duhet tu mbrojnë për krimin, mos i harxhoni për politika ditore!
21 orë
Moti edhe sot me temperatura deri 40 gradë
17 orë
VLEN formoi një organ tjetër të përbashkët
20 orë
MPB me apel: Kujdes nga mashtruesit që ju lajmërojnë në telefon dhe luajnë rolin e policëve
17 orë
I nxehti ekstrem në vend/ Java e ardhshme sjell uljen e shumpritur të temperaturave!
20 orë
VLEN: BDI dhe satelitët e saj vazhdojnë të shpifin

LEXO MË SHUMË

FB_IMG_1721587620945

Mexhiti në mesin e mërgimtarëve:Ju po mbani gjallë frymën e atdheut

mickoski djali

LSDM: 20 000 euro për udhëtimin komod të Mickoskit dhe ministrave në Uashington!

vmro-bdi

VMRO-DPMNE: BDI kur s’është në Qeveri për të vjedhur, krijon çështje etnike dhe ndarje

Aksidenti-600x360

Aksident i rëndë në autostradën Tetovë-Shkup, 4 të lënduar

moti Vapa nxehti temperaturat

I nxehti ekstrem në vend/ Java e ardhshme sjell uljen e shumpritur të temperaturave!

vlen

VLEN formoi një organ tjetër të përbashkët

adnan azizi

Azizi: Ruani paratë për avokatët që duhet tu mbrojnë për krimin, mos i harxhoni për politika ditore!

tvsh-ime

Ja kur fillon pagesa nga “TVSh-ja ime”

Kim Mehmeti

Pa shqiptarët në të, Maqedonia jo vetëm emrin e flamurin, por do e ndryshonte edhe pamjen!

INFO

NA NDIQ