Në Samitin e ardhshëm të NATO-s, Mickoski thotë se është i gatshëm me argumente të përballet me kryeministrin grek

Picture of INA
INA

20/06/2024

Kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski është i gatshëm që në Samitin e ardhshëm të NATO-s, të përballet me kryeministrin grek Kiriakos Micotakis, por edhe me politikanët e BE-së për çështjen e emrit, shkruan Alsat.

“Nëse në Evropë ekzistojnë, por nuk besoj që ekzistojnë, politikanë evropianë që prezantohen si politikanë modernë dhe bashkëkohor në shekullin 21 kurse në vete kanë motive talibaneze dhe duan ta rrezikojnë të drejtën e njeriut që është e mbrojtur me shumë konventa ndërkombëtare, atëherë unë jam i gatshëm me ato njerëz të shkëmbej argumente dhe të debatoj. Nuk ka asnjë dilemë. Interesi im është të ndërtojmë ura dhe jo t’i shembim ato”, tha Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Mickoski thotë se dëshiron të takojë ndërkombëtarët që para disa vitesh i kishin kërkuar të pajtohet për ndryshimin e emrit.

“Mbaj mend se një pjesë e politikanëve që tani janë të zëshëm për Marrëveshjen e Prespës ishin ulur përballë meje para gjashtë vitesh dhe më thoshin “Hristijan, le të kalojë edhe kjo dhe për pesë ose gjashtë vite ju do të jeni pjesë e BE-së”. Do të doja tani t’i shikoj në sy dhe t’u them atë që kam për të thënë, se janë të pandershëm, se japin deklarata të rrejshme dhe e manipulojnë këtë popull të vogël por të vlefshëm në zemër të Ballkanit”, u shpreh Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Mitsotakis, në një intervistë për radion “Real FM”, tha se kryeministri i Maqedonisë së Veriut, nëse insiston në këtë retorikë që në momentin që do të marrë detyrën, do ta gjejë veten në shumë pozita të sikletshme në Samitin e NATO-s. Kryeministri grek tha se Marrëveshja e Prespës jep një emër të vetëm për përdorim të përgjithshëm dhe se mosmarrëveshja mund të krijojë probleme në marrëdhëniet me Greqinë, me NATO-n dhe BE-në.

“Shkupi duhet të kuptojë se nuk mund të luajë me Athinën për një çështje të tillë, sepse nëse do të ishim përpjekur për një emër të dyfishtë, çështja do të ishte mbyllur shumë vite më parë. Shkupi ka hyrë në NATO pikërisht përmes Marrëveshjes, e cila ka problemet e veta, por ka dhënë një emër për të gjithë dhe nëse kjo kontestohet, atëherë le ta dijë Maqedonia e Veriut se do të ketë probleme të mëdha, jo vetëm në marrëdhëniet dypalëshe me Greqinë, por edhe në marrëdhëniet e saj si në NATO ashtu edhe me Bashkimin Evropian”, u shpreh Kiriakos Micotakis, kryeministër i Greqisë.

Mickoski pritet të marrë detyrën e kryeministrit pas seancës për votimin e qeverisë në fundjave kurse Samiti i NATO-s do të mbahet në 9, 10 dhe 11 korrik Uashington D.C./ Alsat.mk

TË FUNDIT
6 orë
Granit Osmani është caktuar drejtor i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës Shqipe
8 orë
Herolind Sakipi, drejtor i ri i ISHP Qendra e Shëndetit Publik në Kumanovë
9 orë
Fatime Fetai doktoroi në fakultetin juridik në Shkup
11 orë
Këto janë të përzgjedhurit për drejtorë nga ASH e Taravarit në Kumanovë
13 orë
Ali Ahmeti: Beteja për legjitimit dhe dinjitet në çdo vendbanim dhe institucion

ME TE LEXUARA

17 orë
Kasami i kundërpërgjigjet Ahmetit: VLEN ka legjitimitetin e plotë të përfaqësimit të shqiptarëve, merru me funksionarët e tu
15 orë
Mblidhet Trupi Koordinues Politik i VLEN, ja çfarë u vendos
15 orë
Mexhiti për tubimin e BDI-së: Po bëjnë si “pula pa kokë”
15 orë
Taravari: Ahmeti di të veprojë si opozitar i vërtetë
14 orë
Mickoski edhe djalin e kishte me vete në Amerikë, kush i’a pagoi harxhimet?!

LEXO MË SHUMË

IMG_4368

Granit Osmani është caktuar drejtor i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës Shqipe

herol-750x896

Herolind Sakipi, drejtor i ri i ISHP Qendra e Shëndetit Publik në Kumanovë

IMG_4366

Fatime Fetai doktoroi në fakultetin juridik në Shkup

arben taravari kumanove

Këto janë të përzgjedhurit për drejtorë nga ASH e Taravarit në Kumanovë

Ali Ahmeti fronti

Ali Ahmeti: Beteja për legjitimit dhe dinjitet në çdo vendbanim dhe institucion

IMG_4361

Kasami: VLEN po shkon drejt bashkimit të strukturave

IMG_4362

Mickoski edhe djalin e kishte me vete në Amerikë, kush i’a pagoi harxhimet?!

IMG_4360

Taravari: Ahmeti di të veprojë si opozitar i vërtetë

IMG_4359

Mexhiti për tubimin e BDI-së: Po bëjnë si “pula pa kokë”

INFO

NA NDIQ