Liderët europianë dhe ata të Ballkanit Perëndimor janë sot mbledhur në Davos të Zvicrës, në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror.
Të pranishëm në këtë samit janë edhe kryeministri i vendit tonë, Edi Rama si edhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç.
Dy liderët njihen për marrdhëniet e tyre të ngushta miqësore.
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka ndarë një foto të kryeministrit Rama në Insta Story, ku ky i fundit ka qenë pa mendje.
Kujtpjmë se Forumi Ekonomik Botëror i Davosit është sot në ditën e tretë të diskutimeve. Krahas atyre me impakt global, si lufta në Ukrainë, apo kriza ekonomike, fokusi po përqendrohen edhe në zhvillimet e Ballkanit Perëndimor, apo dialogu Kosovë-Serbi, por në takimin ku morën pjesë Kryeministri Edi Rama dhe homologu Albin Kurti, nuk ishte i pranishëm Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.