Në Savudrija u mbajt shkolla verore e nxënësve të mësimit shqip të Kroacisë

ina-online
ina-online

12 Korrik, 2023

Nxënësit e mësimit shqip të Zagrebit, Osijekut e Gjakovës morën pjesë në shkollën verore të gjuhës shqipe, që e mbajt në Savudrija, në bregdetin e bukur kroat në pjesën Istriane të Kroacisë.

Gjatë shtatë ditëve të shkollës verore, nxënësit mësuan dhe zgjeruan njohuritë e tyre, por edhe u argëtuan në punëtoritë gjuhësore, letrare, muzikore, të artit, sportit dhe dramës.

Nxënësve iu dha mundësia për përdorimin e gjuhës shqipe në të gjitha kushtet dhe rrethanat e komunikimit, zgjeruan dhe thelluan njohuritë për kulturën e popullit shqiptar, si pjesë përbërëse e qytetërimit evropian dhe botëror.

Në mbrëmjen e ditës së dytë u mbajt programi artistik, gjatë të cilit nxënësit nën tingujt e këngës së këngëtares Nexhmije Pagarusha sfiluan me veshjet e bukura kombëtare. Ridola ishte prezantuese e programit, Metini dhe Omari recituan, Lea e Marta kënduan, Jani bëri disa ushtrime gjimnastikore, ndërsa grupet e valleve të nxënëseve të Zagrebit dhe të Gjakovës vallëzuan vallet e Rugovës dhe të Shotës.

Në puntoritë zhvilluan temat për natyrën, kafshët-miqtë tanë, simbolet kombëtare, gjuhën shqipe e tjerë, për të cilat nxënësit folën, kënduan këngë, recituan e vizatuan. Nga punimet e vizatimeve më të bukura për grupin e parë fituan: Metini, Šimuni dhe Armela. Ndërsa për grupin e dytë fituan Lea, Adea dhe Alzana. Çdo mbrëmje veç programeve artistike kishte edhe kinema në oborr, fëmijët ndoqën me vëmendje filma shqiptarë për fëmijë.

Nxënësit zhvilluan gara duke luajtur me gjëegjëza, lojëra popullore shqiptare dhe lojëra të tjera sportive. Ata interpretuan edhe dy dramatizime të legjendave shqiptare në gjuhën shqipe.

Drejtuese e shkollës verore ishte mësuesja Melita Orešković, ndërsa morri pjesë dhe udhëhoqi disa punëtori edhe mësuesi Mendu Imeri, gjithashtu nxënësit u shoqëruan edhe nga disa asistentë.

Nxënësit shkruan edhe letra për gjyshërit e tyre, të cilat ua dërguan nga Savudrija. Ata me mësuesit e asistentët shëtitën dhe mblodhën gurë në bregun e detit, në të cilat vizatuan, ngjyrosën e krijuan suvenire për prindërit e tyre dhe mësuesit.

Mësuesit, pedagogët dhe asistentët vullnetarisht japin një kontribut të çmuar për fëmijët shqiptarë, që të zhvillojnë dhe ruajnë identitetin e tyre kombëtar përmes lojrave gjuhësore, letrare, muzikore, të artit dhe dramës.

Shkolla verore e gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare u zhvillua me një program të veçantë të hartuar nga Këshilli i Mësuesve Shqiptarë të Kroacisë dhe miratuar e financuar nga Ministria e Shkencës dhe Arsimit të Republikës së Kroacisë, ndërsa pjesërisht u financua edhe nga prindërit.

Nga Melita Orešković,

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Foto: Ilustrim

Flet i dashuri i shqiptares që u vra nga burri në Itali: Një herë kam debatuar me Alfredin!

greqi policia

Tmerr në Greqi/ E preu makineria e mishit, humb jetën shqiptarja në sy të vajzës

Foto: Ilustrim

Vetëvritet burri që ekzekutoi gruan 35-vjeçare në Itali (FOTO)

azil

Po rritet pakënaqësia e gjermanëve me politikën e migracionit, shikoni sa vota do të fitonte AfD

artur liolini

Atë Artur Liolini ndërron jetë në SHBA, Begaj: Pasardhës i denjë i Fan Nolit

policia italiane

Vritet me armë zjarri në rrugë 35-vjeçarja shqiptare në Firence

vrasje

E rëndë në Itali/ Ekzekutohet me plumb në kokë 35-vjeçarja shqiptare, në kërkim burri i saj (EMRI+FOTO)

kroaci-kufi

Dalin detajet: 19 vjeçari nga Kosova është therur për vdekje në kufirin Serbi-Kroaci

homazhe nju jork afrim bunjaku

Homazhe në Nju Jork, për policin e rënë gjatë detyrës në Kosovë, Afrim Bunjaku

INFO

NA NDIQ