Në seancë të Kushtetueses kërkesa për liri dhe të drejta nga gazetarja Dushica Mërxha për ngjarjet e 27 prillit të vitit 2017

INA
INA

10/01/2024

Nga Gjykata Kushtetuese informuan se në mbledhjen e sotme në rend dite janë lëndët me të cilat janë kontestuar Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për marrëdhënie obligative dhe Ligjit për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për ekzekutim, si dhe kërkesa për liri dhe të drejta nga ana e gazetares Dushica Mërxha, për ngjarjet e 27 prillit të vitit 2017.

Parashtruesja e kërkesës Dushica Mërxha, siç bëhet e ditur mes tjerash në kumtesën e Gjykatës Kushtetuese, vlerëson se të dyja gjykatat ia kanë shkelur të drejtën e lirisë së shprehjes duke e humbur mundësinë që në gjykime të konfirmojnë se si gazetare më 27 prill 2017 shteti së pari nuk e ka garantuar sigurinë e saj gjatë kryerjes së detyrave të punës në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe ishte penguar që të njoftojë lirshëm për ngjarjet të cilat janë zhvilluar aty.

“Për parashtruesen është kontestuese se në gjykim Gjykata e Apelit ka pranuar se nuk është vënë në pikëpyetje liria e shprehjes për ngjarjet, sepse atë liri e ka realizuar në emisione debative në ditët në vijim, por nuk është sqaruar nëse ajo ka pasur mundësi që të realizojë lirinë në ditën kritike. Kërkesa konteston atë që thuhet në gjykime, përkatësisht se nuk ka shkelje të së drejtës së lirisë së shprehjes sepse aktet terroriste janë të ndaluara në çdo vend të shtetit, duke përfshirë edhe Kuvendin, pra mund të ketë ndodhur në rrugë apo kudo, ndërsa shteti është i detyruar të merret me to dhe mbi të gjitha të mbrojë qytetarët nga vdekja, lëndimi dhe dëmtimi apo shkatërrimi i pronës dhe fakti që në Kuvend kanë hyrë persona që nuk duhet të ishin aty, sipas gjykatës, nuk i shmang ligjet dhe as nuk do të thotë se është penguar paditësja dhe shprehja e lirë”, thuhet në kumtesën e Gjykatës Kushtetuese.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

kuvendi parlamenti

Kuvendi do ta mbajë mbledhjen e 145-të: zgjedhja e anëtarit të KSHZ-së, vazhdimi i vlefshmërisë së pasaportave, ligji për lojërat e fatit…

Bujar Osmani

Osmani: Ukraina lufton për të gjithë ne! Nëse fiton Rusia, ne e kemi radhën

vmro-bdi

BDI: Mickoski injoroi Amerikën, injoroi Europën, po injoron edhe të ardhmen europiane të qytetarëve

foshnje bebe

Të dhëna alarmante/ Martohen vëlla e motër në Veles se u ngatëruan gjatë birësimit

kuvendi-jashte-1024x681-1024x681-780x470-1-696x419-1

Seancë e Komisionit Parlamentar për Financim dhe Buxhet

moti-1

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Bujar Osmani

Instituti “Arben Xhaferi”: Bujar Osmani ka shkelur ligjin shtatë herë radhazi brenda një viti duke i mbajtur të fshehura shpenzimet e tij si Ministër i jashtëm

Kamionet-1-520x360-1

Pasaporta më shpejt për shoferët e kamionëve dhe autobusëve

Qeveria talat xhaferi

Qeveria konstatoi dhe miratoi tekstin e Strategjisë kombëtare për zhvillim 2024-2044

INFO

NA NDIQ