Në sfond bashkëqeverisja LSDM – BDI, Ziberi kryeministër pas Zaevit

0

Nga Fatos Rushiti, INA

Parlajmërimi i Presidentit Stevo Pendarovski se nesër në ora 12 dë t’i jep mandatin për formimin e Qeverisë liderit të LSDM-së Zoran Zaev, automatikisht hedh poshtë njërin nga variantet e kërkesës së BDI-që që vitin e parë të qeverisjes të merr këtë post kandidati i saj Naser Ziberi. Kjo sipas asaj që është folur deri më tani gjatë bisedimeve mes këtye partive për të vazhduar bashkëqeverisjen.
Praktikisht mbetet në lojë mes BDI-së dhe LSDM-së varianti që BDI të merr këtë post pas një apo dy viteve të Qeverisjs me LSDM-në.

Potezi i njeriut të afërm të LSDM-së Presidenti Stevo Pendarovski për t’i dhënë mandatin ish bashkpartiakut të tij Zoran Zaev, ka pasuar ragimin e VMRO-së . Kjo e fundit është në linjë me ish kryetarin e Parlamentit Talat Xhaferi se Parlamenti nuk quhet i konstituuar ende pa u zgjedhur kryetari i saj.

Nga ana tjetër nga presidenca mbajnë qendrimin se Presidenti Stevo Pendarovski është konsultuar me juristë të njohur dhe duke e llogaritur Parlamentin e ri të konstituuar pas verifikimit të mandateve të deputetëve.
Pritet që VMRO të reagojë ndaj parlajmërimit nga Presidenca për dhënien e mandatit liderit të LSDM-së Zoran Zaev.
Mbetet të shihet nëse BDI do të vazhdojë të negociojë edhe më tutje me LSDM-në postin e kryeministrit siç është përfolur tre vjet LSDM dhe një vit BDI dy vjet LSDM dhe dy vjet BDI.

Nga ana tjetër një variant që është përfolur koluareve politike është që VMRO- ka gjasa të pranojë filimisht me BDI-në që kjo e fundit të merr për dy vite postin e kryeministrit, dhe më pas kryeministër ty zgjidhet lideri i saj Hristijan Mickosvki.
Nga VMRO e mohojnë zyrtarisht këtë opsion i cili nuk mund të hidhet poshtë aq lehtë duke e ditur tendencën e VMRO-së ta qet prej loje LSDM-në .

Mbetet të shihet si do të luaj LSDM, pas marrjes së mandatit, a do t’i bind BDI-në të heq dorë nga posti i kryeminstrit duke i joshur me më shumë pushtet, dhe zbatim të plotë të ligjit për gjuhët. Apo nga ana tjetër Zaev do të tentojë të marrë deputetë nga VMRO, pra të ketë në krah të përkrahjes deputetë të afërt me Ish drejtorin e shërbimit sekret Sasho Mihajlkov apo deputetë të afërt me VMRO-në Popullore të Lupço Gjeorgievskit.

Sipas të gjitha gjasave, Zaev edhe mund të ketë bindur BDI-në që të udhëheq me Qeverinë sipas meje pas dy viteve e gjysëm apo tre viteve. Dhe BDI nga ana tjetër po bën lojën me partitë tjera shqiptare duke i thirrur në tryezë me shkas implementimi i Platformës Shqiptare. Këtë bindje e përforëcon dhe qëndrimi i sotshëm i Naser Zyberit që me LSDM-në po negociohet modeli i ndarjes së postit të kryeministrit, 1 me 3, 3 me 1 apo 2 me 2.

Kjo pasi një veprim kaq i shpejtë i Presidentit Stevo Pendarovski për t’i dhënë mandatin Zaevit, ka në vete njëfarë sigurie. O LSDM ka marrëveshje sekrete me LSDM dhe pritet t’a qet në opinion ditëve në vijim pasi të harxhojë minuta politike me partitë rivale shqiptare për Platformën Politike Shqiptare, o ka negocita fshehtas paralel negocitave me BDI, pra ka marrëveshje me ASH-në, AA-në, Levicën dhe disa nga depuetët e VMRO-së.
Logjika e numrave në Parlament thotë se LSDM dhe BDI me 61 deputetëve vetëm bëjnë manovra dhe do të vazhdojnë të qeversin me apo pa kryeministrin shqiptar.

dhe se dhënia e mandatit kryetarit të LSDM-së është