Kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitirevski, në profilin e tij në facebook ka njoftuar për një takim të zhvilluar sot me ambasadorin e Federatës Ruse në Maqedoninë e Veriut, Sergej Aleksandroviç Bazdnikin.
“Në takim diskutuam për disa tema aktuale me theks të veçantë në mësimin e gjuhës ruse në shkollat fillore dhe të mesme në Kumanovë”, informoi shkurt Dimitrievski, duke mos dhënë detaje tjera se çfarë është biseduar.(INA)