Në shkollën e Vizbegut po bëhet regjistrimi i klasave të para! Elezi: Në shtator mësimin do e fillojnë nga klasa e parë deri të pestën

Picture of INA
INA

21/05/2024

-A e din çfarë është kjo?

Po.

-Çfarë është?

Laps.

-Laps është në rregull, mere lapsin tani, këtu e kemi një vijë të drejtë, këtu këtë vijën tjetër e kemi bërë me pika. A din ta plotësosh ti këtë ta bësh një vijë të drejtë.

Po.

Në shkollën e re të Vizbegut tashmë kanë filluar regjistrimet për klasat e para. Fëmijët duken të gëzuar që do të fillojnë procesin arsimor.

-A je regjistruar sot në shkollë?

Po, tha Agon Ajrullahi, nxënës i klasës së parë.

-A ke dëshirë për të ardhur.

Po.

-A takove shokë shoqe këtu?

Po.

-A të pëlqen shkolla e re?

Po.

-A e ke shkollën afër?

Po shumë e mirë është shkolla.

-A po ndihesh e gëzuar që je duke hyrë në shkollë?

Po, tha Asja Bakia, nxënëse e klasës së parë.

-A e ke shkollën afër?

Po.

-Me kë do të vini në shkollë, vetëm apo me prindërit?

Me mamin.

Edhe prindërit shprehen të kënaqur që në vendin e tyre u ndërtua shkolla e re e Vizbegut dhe më nuk do të lodhen duke i dërguar fëmijët nëpër komuna tjera.

“Kemi ardhur për regjistrimin e vajzës sot, besoj që do ta mbarojmë edhe këtë punë.

-Si shkoi procesi a kishit problem me dokumentet?

Ne me dokumentin nuk kemi problem, adresën të gjitha në rregull i kemi, besoj që do të jemi në radhë tani. -A jeni të gëzuar që është hapur tani shkolla? Edhe atë shumë, shkolla është tepër e mirë, në pikëpamje e bukur, të shohim tani vetëm vajza të jetë me sukses“, pohoi Semiha Bakia, prinde.

Drejtori i kësaj shkolle Kadri Elezi, për TV21 deklaron se prej dje deri sot janë regjistruar 10 fëmijë, teksa presin që të regjistrohen edhe të tjerë. Ai shtoi se prej në shtator mësimi në këtë shkollë do të fillojë nga klasa e parë deri në të pestën.

“Njëherë kemi regjistrim vetëm për klasat e para, më pas do të kemi regjistrim nga fillimi i vitit nga shtatori do të kemi edhe tërheqjen e klasave të dyta deri në klasën e 5-të, normal ajo varet nga vullneti i nxënësve të cilët duan dhe pridërit t’i sjellin këtu. Çfarë do të ndodhë me nxënësit e klasës së 6-të deri të 9-të? Edhe ato në kontinuitet do të fillojnë të tërhiqen nga shkollat tjera që janë në komunat tjera”, deklaroi Kadri Elezi, drejtor i Shkollës Fillore në Vizbeg.

Sa i përket punësimit të kuadrove në këtë shkollë, Elezi tha se pasi të kryhet procesi zgjedhor do të fillojnë me pranimin mësimdhënësve, sepse kërkesat për punësime, siç tha, i kanë dërguar në ministri.

Ndryshe gjithsej në shkollën e Vizbegut janë paraparë të mësojnë rreth 1 mijë nxënës.

Afati për regjistrim është deri më 31 maj 2024.

TË FUNDIT
9 orë
Bajrami: Është një ëndërr të luaj për Shqipërinë, Italia ekip i madh
9 orë
Kuqezinjtë munden me përmbysje nga Italia
11 orë
Italia në epërsi në pjesën e parë, Shqipëria e para tundi rrjetën
11 orë
Goli i Bajramit ndaj Italisë, më i shpejti në histori të Evropianeve (VIDEO)
13 orë
Alternativa vendosi për emrat e ministrit dhe zëvendësministrave, ja kush janë? (FOTO)

ME TE LEXUARA

22 orë
Ambasadorja amerikane në NATO, Smith flet për Maqedoninë e Veriut dhe sfidat e NATO-s
11 orë
Italia në epërsi në pjesën e parë, Shqipëria e para tundi rrjetën
22 orë
Falimentoi prodhuesi gjerman i makinave elektrike Next.e.Go Mobile, investimi i planifikuar edhe në Maqedoni
9 orë
Kuqezinjtë munden me përmbysje nga Italia
22 orë
De Biasi bën prognozën e ndeshjes Itali-Shqipëri, lartëson tre nga kuqezinjtë tanë
9 orë
Bajrami: Është një ëndërr të luaj për Shqipërinë, Italia ekip i madh
22 orë
Studentët kërkojnë që racioni ditor të jetë 200 denarë, sepse nuk mund t'ia dalin

LEXO MË SHUMË

bajrami

Bajrami: Është një ëndërr të luaj për Shqipërinë, Italia ekip i madh

bajrami gol

Kuqezinjtë munden me përmbysje nga Italia

bajrami

Italia në epërsi në pjesën e parë, Shqipëria e para tundi rrjetën

Goli i Bajramit ndaj Italisë, më i shpejti në histori të Evropianeve (VIDEO)

alternativa

Alternativa vendosi për emrat e ministrit dhe zëvendësministrave, ja kush janë? (FOTO)

shqiperi itali

Ja kush do ta fitojë ndeshjen Itali-Shqipëri sipas sondazhit të UEFA-s

shqiptarja fustan

“Si shqiponjë në stadium”, fustani i vajzës nga Prishtina rrëmben vëmendjen në Dortmund

edi rama

“Kur të thotë gjermani aty hahet më mirë” – Rama befasohet nga restoranti i shqiptarëve në Gjermani

kombetarja shqiptare shqiperia

Nga Broja e Asllani te Ramadani e Abrashi – vlera e futbollistëve të Shqipërisë

INFO

NA NDIQ