Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut njoftoi se ka arrestuar një shtetas turq që po kërkohej për vuajtjen e dënimit prej 23 viteve. I shumëkërkuari 44 vjeçar me inicialet A.S, shtetas turk ka rënë në pranga të policisë dje rreth orës 18:30 në Shkup.
Ndaj tij ishte shpallur fletëarrest ndërkombëtar edhe nga ana e Interpolit.
“Në rrugën “Bapçor” në Shkup është privuar nga liria A.S. (44) nga Ankaraja e Turqisë, i cili kërkohej me fletarrest ndërkombëtar nga Interpoli në Turqi për arratisje nga burgu në Turqi. Ai është i dënuar me 23 vjet, një muaj e 15 ditë burg për kryerjen e veprave penale të mashtrimit dhe ndërhyrjes në sistemin kompjuterik dhe ka 18 vjet, nëntë muaj e 13 ditë për të vuajtur dënimin e plotë. A.S. i është dorëzuar gjykatës kompetente për procedim të mëtejshëm lidhur me ekstradimin në Turqi”, theksoi Ministria e Brendshme. (INA)