Në Shkup përkujtohet 80-vjetori i Holokaustit

Picture of Iliria News Agency
Iliria News Agency

12/03/2023

Në Maqedoninë e Veriut, të dielën shënohet 80-vjetori i dëbimit të hebrenjve për në kampin e përqendrimit në Treblinka të Polonisë.

Ishin 7.144 pjesëtarë të këtij komuniteti që jetonin në Maqedoninë e atëhershme, të cilët në mars të vitit 1943 së bashku më dhjetëra mijëra hebrenj të tjerë që jetonin në territoret e pushtuara nga Bullgaria, ishin dërguar në kampin e shfarosjes dhe asnjë prej tyre nuk ishte kthyer i gjallë.

Në këtë kamp, në periudhën korrik 1942 deri në tetor të vitit 1943, sipas autoriteteve izraelite, por edhe hulumtuesve të ndryshëm, nga regjimi nazist gjerman dhe mbështetësit e tyre, janë vrarë mizorisht rreth 850.000 njerëz, prej të cilëve më shumë se 800.000 hebrenj.

Duke përkujtuar ngjarjet e asaj kohe, Goran Sadikaroi, drejtor ekzekutiv i Fondit të Holokaustit të Hebrenjve të Maqedonisë së Veriut, rrëfen ngjarjen për Radion Evropa e Lirë.

“E vërteta është një. Është fakt i pamohueshëm se Bullgaria në vitin 1941 e ka okupuar Maqedoninë pas çka edhe kanë filluar dëbimet dhe vrasjet masive të hebrenjve. Më 11 mars të vitit 1943 ushtria dhe policia bullgare me dhunë largoi hebrenjtë nga shtëpitë e veta dhe më 22, 25 dhe 29 mars ata u deportuan nga Maqedonia e atëhershme në kampin shfarosësh nazist në Treblinka. Nga Maqedonia u deportuan 7.144 dhe asnjë prej tyre nuk u kthye i gjallë”, tregon Sadikaroi.rel

TË FUNDIT
2 orë
Protestë në Shkup për ish-ushtarin e UÇK-së, Blerim Ramadanin
2 orë
Orët e fundit të Faton Hajrizit – sa kilometra i bëri nga vendi ku dyshohet se e vrau policin deri te fabrika ku u strehua
3 orë
Zelensky uron Trumpin për nominimin, pajtohen për “takim personal”
16 orë
Agim Krasniqi dhe Sehat Ramadani ekstradohen nga Kosova në Maqedoninë e Veriut
16 orë
Klima e biznesit, DASH kritikon korrupsionin në Maqedoninë e Veriut

ME TE LEXUARA

23 orë
Nuk po ruan kush më lopë e dele në Maqedoninë e Veriut
21 orë
Faton Hajrizi vritet në Serbi, dalin pamjet nga vendi i ngjarjes
19 orë
Detaje të reja nga vrasja e Faton Hajrizit, ja ku ishte fshehur
17 orë
MPJ jep detaje për shtetasen e Maqedonisë që humbi jetën në Serbi
16 orë
Klima e biznesit, DASH kritikon korrupsionin në Maqedoninë e Veriut
16 orë
Agim Krasniqi dhe Sehat Ramadani ekstradohen nga Kosova në Maqedoninë e Veriut

LEXO MË SHUMË

arrest ushtar blerim ramadani

Protestë në Shkup për ish-ushtarin e UÇK-së, Blerim Ramadanin

faton hajrizi

Orët e fundit të Faton Hajrizit – sa kilometra i bëri nga vendi ku dyshohet se e vrau policin deri te fabrika ku u strehua

zelenski trump

Zelensky uron Trumpin për nominimin, pajtohen për “takim personal”

agim krasniqi grupi kondoves

Agim Krasniqi dhe Sehat Ramadani ekstradohen nga Kosova në Maqedoninë e Veriut

DASH departamenti amerikan

Klima e biznesit, DASH kritikon korrupsionin në Maqedoninë e Veriut

aksident serbi

MPJ jep detaje për shtetasen e Maqedonisë që humbi jetën në Serbi

Detaje të reja nga vrasja e Faton Hajrizit, ja ku ishte fshehur

faton hajrizi

Faton Hajrizi vritet në Serbi, dalin pamjet nga vendi i ngjarjes

lope

Nuk po ruan kush më lopë e dele në Maqedoninë e Veriut

INFO

NA NDIQ