Në organizim të Institutit për Trashëgimi Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve (ITSHKSH), sot në Shkup do ta mbahet edicioni i katërt i manifestimit tradicional kulturor-shkencor “Drita e Gonxhes”.
Hapja e manifestimit do të jetë në sheshin qendror në Shkup në ora 10, ndërsa do të promovohet edhe revista me emrin e njëjtë.
Edicioni i katërt i manifestimit përputhet me 114 vjetorit të lindjes dhe 27-të vjetorit të vdekjes së Nënës Terezë.
Ndërkaq, në Qendrën Kulturore Informative sonte do të mbahet koncert klasik me rastin e 114-vjetorit të lindjes së Nënës Terezë.
Në ngjarje është paralajmëruar fjalimi i zëvendëskryeministrit të parë dhe ministrit për Mjedis Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti.