Zëri i gruas shqiptare jehon nga Shkupi – Promovohet Shoqata “Gonxhet” me në krye Miranda Hashanin

Picture of Ina Online
Ina Online

12/06/2025

Në një atmosferë të ngrohtë dhe frymëzuese, Teatri Shqiptar në Shkup mirëpriti më 11 qershor 2025 ceremoninë promovuese të Shoqatës për afirmimin e artit, kulturës dhe gruas “Gonxhet”. Ngjarja mblodhi figura të shquara të botës së artit e kulturës, përfaqësues institucionesh publike, universitete, diplomatë, organizata të shoqërisë civile dhe media, duke e shndërruar promovimin në një manifestim domethënës për fuqizimin e gruas shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Në fjalën e saj përshëndetëse, kryetarja e Shoqatës “Gonxhet”, znj. Miranda Hashani, prezantoi vizionin dhe misionin e shoqatës, e cila synon të fuqizojë gruan përmes artit dhe kulturës, duke promovuar njëkohësisht trashëgiminë artistike dhe shpirtërore të komunitetit shqiptar.

Ngjarjen e përshëndetën edhe znj. Linda Kusari Purrini, themeluese dhe drejtoreshë e Shoqatës Afariste të Gruas “SHE-RA” nga Kosova, gazetari dhe tekstshkruesi i njohur Avni Qahili, përfaqësuesja e Institutit për Trashëgimi Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në RMV, Valdeta Kasapi Hajdari, profesori universitar Prof. Dr. Veland Ramadani, si dhe artistja e njohur Edona Llalloshi. Ata vlerësuan themelimin e “Gonxhet” si një hap të rëndësishëm drejt integrimit më të gjerë të grave në jetën kulturore dhe publike.

Programi artistik i mbrëmjes pasuroi edhe më tej emocionin e të pranishmëve. Aktorja Elhame Bilalli interpretoi një monolog mbresëlënës, ndërsa performanca vokale dhe instrumentale e Dea Taipit (këngë dhe violinë), interpretimi në violinë i Endrit Zajmit, prezantimi i një krijimi të ri artistik nga piktorja Afërdita Kiki, si dhe interpretimi muzikor nga vetë znj. Miranda Hashani, krijuan një mozaik të denjë të potencialit krijues të gruas shqiptare.

Shoqata “Gonxhet” është themeluar nga një grup personalitetesh të angazhuara në art, media dhe shoqëri civile: Miranda Hashani – artiste, Valdeta Ismaili – aktore dhe gazetare, Sarah Hoxha – gazetare, Miranda Beqiri – juriste dhe aktiviste, dhe Leonat Qaili – muzicient dhe strateg rinor.

Promovimi i “Gonxhet” u përjetua si një ngjarje e veçantë kulturore, që jo vetëm vuri në pah rolin e gruas në skenën artistike, por edhe ngjalli shpresë për një të ardhme më gjithëpërfshirëse dhe të barabartë në fushën e kulturës dhe artit.(INA)

TË FUNDIT

Maksi i ZNAM-it me tone të ashpra nacionaliste pas raportit të Parlamentit Evropian

Ndryshimi i madh në fluturime brenda zonës Schengen, mjafton vetëm bileta e avionit

Edona e la Kosovën, u rikthye në Gjermani: Ja pse ika?

Tare pa fat, Jashari si duket do mbetet në klubin belg

‘Nuk e di nga dolën’/ Shpat Kasapi përgënjeshtron lajmet e ndarjes

ita Ora në televizionin amerikan: Nuk harroj kurrë prej nga vij, kam folur gjithmonë hapur për prejardhjen time

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË