Në Shkup vjen një studim më i plotë mbi veprën e Ernest Koliqit

INA
INA

30/09/2023

Emin Azemi

Shkrimtari dhe studiuesi Anton Nikë Berisha ka sjellur për lexuesit veprën “Ernest Koliqi poet e prozator e dramaturg”, një studim i kompletuar mbi opusin letrar të Koliqit.
Si botues i këtij libri, jam tejet i nderuar për faktin se autori kishte zgjedhur pikërisht shtëpinë tonë botuese AGORAPRINT në Shkup për ta botuar këtë libër, që vjen si vazhdimësi e një pune të gjatë studimore mbi veprimtarinë krijuese të Ernest Koliqit.

Koliqi si shkrimtar filloi të njihet më tepër tek pas botimit të veprës së tij në Prishtinë. Botimi i librit me tregime dhe novela “Tregtar flamujsh” (1991) dhe “Hija e maleve” (1992) nga shtëpia botuese “Buzuku”, pastaj Vepra I dhe Vepra II, të Redaksisë së Rilindjes (1996) si dhe Vepra 1 – 6 (gjashtë vëllimet) të botuara më 2003 nga “Faik Konica” e Prishtinës (botime të përgatitura me shumë përkushtim), bënë të mundur njohjen në një përmasë të madhe të veprimtarisë së këtij krijuesi për shumëçka të rëndësishëm e të veçantë të botës sonë letrare, po që kishte mbetur i “harruar” për shkaqe ideologjike (!)
Në dhjetor të vitit 1994 Anton N. Berisha e e kishe mbaruar studimin “Ernest Koliqi poet e prozator”, të cilin e kishte botuar më 1995 në Kozencë. Pason botimin i dytë i vitit më 1997 në Tiranë.

Botimi i parë i studimit “Ernest Koliqi poet e prozator (Kozencë 1995) dhe botimi i dytë (Tiranë 1997) kanë pak ndryshime. Në këtë botim – të tretin, në Shkup, po që mund të merret si botim i ri – janë bërë disa ndryshime. Autori ka rishikuar gjithë tekstin e studimit, ka saktësuar disa fjali, ka ndërruar ndonjë pjesë, shprehje, nocione ose fusnota dhe ka shtuar gjithë pjesën “Poezija asht nji kryengritje e rrezes hyjnore” dhe gjithë pjesën e tretë “Koliqi dramaturg”. Në fund autori sjell dy shtojca, që pandërmjetësisht hedhin dritë edhe më tej rreth shumëdimensionalitetit të figurës së Koliqit dhe të konceptit të tij krijues.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

bekim fehmiu

FAHRI MUSLIU: Bekimi është një vlerë e madhe kombëtare, nuk i meriton paragjykimet dhe injorimin institucional!

Klasa_zbrazet_Banka-600x347-1

Në SHF “Johan Hajnrih-Pestaloci” sot do të hapet libri i zisë

Samanta gjeci

Mediat italiane jehonë vajzës shqiptare: Të gjitha lëndët me nota 10 për dy vite radhazi

Hitler

Shkatërroni Jugosllavinë sa më shpejt, çka shkruhet në Direktivën e Hitlerit të bleu Serbia

Screenshot_2023-12-01-08-59-16-459_com.facebook.katana-edit

Mbi gjysëm shekulli në Amerikë / Familja Rexhepi kthehet në Çegran për ti shkolluar fëmijët në vendlindje

reshat ameti

Piktori Reshat Ameti shpërblehet me çmim artistik në Doha të Katarit

Screenshot_2023-11-30-15-34-15-574_com.facebook.katana-edit

“Në shumicën e 8000 shtëpive që kishte Athina në vitin 1831, flitej shqip”, shprehet akademikja e guximshme greke

kisinger

Ndërroi jetë diplomati i njohur amerikan, Henry Kissinger

Ministria-Arsimit

MASH: Me pakon e re antikrizë mbështetje prej 16.3 milionë euro për nxënësit dhe studentët deri në fund të vitit shkollor

INFO

NA NDIQ