Në Shqipëri, çmimet e 150 produkteve janë 80% më të larta se në Evropë

Picture of ina-online
ina-online

12/09/2024

Intervistë me profesor Ilir Ciko, autor i studimit “Bëhuni Europianë! Një udhëtim transformues përmes ëndërrave, modeleve, pritshmërive, dhe realitetit”.

Studimi tregon se çmimi mesatar i produkteve të shitura në tregun shqiptar nga tre kompani europiane ishte +79.7 për qind më i lartë se çmimi mesatar i të njëjtave produkte, të shitura në të njëjtën kohë dhe nga të njëjtat kompani, në tregjet e BE-së.

Profesor Ciko, si i përzgjodhët mostrat e 150 produkteve që analizuat? A kishte ndonjë kriter të veçantë për këtë përzgjedhje?

“Studimi përmban metodologjinë e plotë të ndjekur për përzgjedhjen produkteve që janë pjesë e analizës, përfshirë kriteret e ndjekura në proces. Mund ta përmbledh me pak fjalë duke treguar se produktet janë përzgjedhur në mënyrë të njëjtë nga secila prej tre kompanive europiane që janë pjesë e studimit (50 produkte nga secila kompani), si dhe pjesë e 13 kategorive të ndryshme produktesh (ushqim, detergjente, kozmetikë, ndriçim, pajisje dhomash, ilaçe pa recetë, kujdesi për flokët e lëkurën etj.), duke përzgjedhur në mënyrë rastësore 10 produkte për çdo kategori dhe, për nga rëndësia që ka për konsumatorin shqiptar, 30 produkte për kategorinë e produkteve ushqimore. Kritere të tjera të përdorura ka qenë larmia sa më e madhe e produkteve të përzgjedhura (produkte të ndryshëm brenda së njëjtës kategori) dhe kriteri domethënës (produkte që blihen rregullisht nga konsumatori shqiptar dhe jo të veçantë). Gjithashtu, nga studimi janë përjashtuar produktet në oferta, si në Shqipëri ashtu dhe në vendet nga importohen, produktet e luksit, produktet sezonalë (fruta apo perime të freskëta) si dhe produktet mbi të cilat aplikohen taksa specifike (cigare, pije alkoolike), e gjithë kjo për të mundësuar një krahasim sa më objektiv të çmimeve dhe shmangur në maksimum efektet e faktorëve jo-thelbësorë. Së fundi, për të mundësuar krahasimin e çmimeve, janë përfshirë në listë ato produkte për të cilat janë të disponueshme çmimet e shitjes online në tregun vendas, dhe atë europian nga e ka origjinën secila kompani, apo vendet e tjera të përfshira në studim.”

Cili është produkti me diferencën më të lartë në çmime?

“Nga lista prej 150 produktesh, diferenca më e lartë (në përqindje) rezulton për një pako ushqimi mëngjesi, cornflakes, e cila në Shqipëri shitet me një çmim 212% më të lartë, ose mbi 3 herë sa çmimi që shitet nga e njëjta kompani në vendin europian nga ajo vjen. Ndërsa si kategori, ushqimi për bebe, rezulton me mesataren më të lartë të ndryshimit të çmimit. Për këtë kategori, mesatarja e çmimeve të produkteve të shitura në Shqipëri është 147% më shumë, ose 2 herë e gjysëm sa çmimi i të njëjtëve produkte të shitura në vendin e BE nga vjen kompania që i tregton këto produkte.”

Po ai me diferencën më të ulët?

“Diferenca më e ulët nga 150 produktet rezulton për një aksesor banjoje, i cili shitet në Shqipëri 24% më shumë se çmimi i të njëjtit produkt shitur nga e njëjta kompani në vendin europian nga ajo vjen.”

A mund të na jepni disa shembuj të faktorëve që kontribuojnë çmimet më të larta në Shqipëri krahasuar me BE-në?

“Janë plot faktorë por ndër më të rëndësishmit do të rendisja: mungesa e kontrollit të kompanive të mëdha; mungesa e shembujve realë të ndëshkimit të kompanive të mëdha që abuzojnë me konsumatorin; paragjykimi e besimi i gabuar se kompanitë e njohura ndërkombëtare që operojnë në Shqipëri nuk përfshihen në praktika të dëmshme për konsumatorin vendas; mungesa e frikës ndaj shtetit e kompanive të mëdha; mungesa e konkurrencës në treg dhe kopjimi i modelit monopol midis atyre pak kompanive që zotërojnë tregun; varësia dhe lidhjet e politikës me interesat e bizneseve të mëdha; burokracia, paaftësia dhe korrupsioni i përhapur në institucione; pamundësia e konsumatorit për zgjedhje alternative; mungesa e prodhimit vendas; marrëveshjet e fshehta mes operatorëve që dominojnë tregun; mungesa e informacionit për konsumatorët; pajtimi dhe bashkëjetesa me të keqen; mungesa e shpresës; politizimi ekstrem i çdo çështjeje publike; gojëmbyllja e intelektualëve; mungesa totale e reagimit qytetar; mungesa e mekanizmave mbrojtës dhe interesit për të mbrojtur konsumatorin, shtetërore, e ca më tepër ato të pseudo-shoqërisë-civile. Pas këtyre mund të flasim për nivelin e taksave të konsumit, kostot e transportit, vlerësimin e lekut ndaj euros, madhësinë e tregut apo elementë të tjerë që në këtë diskutim, janë tepër dytësorë.”

TË FUNDIT
2 orë
Eksporti është ulur për 5.7 për qind, më shumë tregti me Gjermaninë dhe Britaninë e Madhe
3 orë
Rriten çmimet e shërbimeve hotelerike në Maqedoni
3 orë
Protesta e opozitës, Luiçiano Boçi zbulon skenarët: Si do të zhvillohet revolta jonë dhe synimi që kemi
4 orë
Opozita në shesh kundër qeverisë-Mbi 1 mijë forca policie “blindojnë” Tiranën
2 ditë
Mbledhja vjetore e Kuvendit të OEMVP, Mendi Qyra: Do vazhdojmë me fuqizimin e bizneseve dhe përmirësimin e klimës ekonomike

ME TE LEXUARA

4 orë
Opozita në shesh kundër qeverisë-Mbi 1 mijë forca policie “blindojnë” Tiranën
3 orë
Protesta e opozitës, Luiçiano Boçi zbulon skenarët: Si do të zhvillohet revolta jonë dhe synimi që kemi
3 orë
Rriten çmimet e shërbimeve hotelerike në Maqedoni
2 orë
Eksporti është ulur për 5.7 për qind, më shumë tregti me Gjermaninë dhe Britaninë e Madhe

LEXO MË SHUMË

Kamionet-1-520x360-1

Eksporti është ulur për 5.7 për qind, më shumë tregti me Gjermaninë dhe Britaninë e Madhe

hotel

Rriten çmimet e shërbimeve hotelerike në Maqedoni

luciano-boci

Protesta e opozitës, Luiçiano Boçi zbulon skenarët: Si do të zhvillohet revolta jonë dhe synimi që kemi

protesta-pd-opozita-tirane

Opozita në shesh kundër qeverisë-Mbi 1 mijë forca policie “blindojnë” Tiranën

oemvp mendi qyra

Mbledhja vjetore e Kuvendit të OEMVP, Mendi Qyra: Do vazhdojmë me fuqizimin e bizneseve dhe përmirësimin e klimës ekonomike

aeroporti-shkupit

Së shpejti fluturime edhe nga Shkupi për në Dubai

Saranda

“Lonely Planet” përzgjedh Shqipërinë për pushime në 2025

Foto: Ilustrim

Shantazhonte 22 vjeçaren e martuar me foto intime, por në fund bie në kurth (VIDEO)

sigurimi i veturave makinave kartoni gjelber

Ja sa do të rritet sigurimi për automjetet vitin e ardhshëm

INFO

NA NDIQ