Në Shkup është shtëpia përkujtimore e Nënë Terezës. Por, në këtë shtëpi nuk është e shkruar prejardhja e saj.
Këtë gabim e pranojnë nga udhëheqësit e kësaj shtëpie-muze, por thonë se do të reagojnë. Gjithsesi në këtë shtëpi-muze nuk ka ciceron shqiptar. Krejt çka thuhet është në gjuhën maqedonase.
Në hapësirat e saj mungon identiteti kombëtar shqiptar i shkupjanes së shenjtëruar.
Drejtuesit e rinj të këtij muzeu e pranojnë këtë padrejtësi të bërë nga udhëheqja e kaluara, duke u zotuar se së shpejti në muret e kësaj shtëpie, do të shkruhet se Nëna Terezë ka prejardhje shqiptare.
Shtëpia-muze e Nënës Terezë nuk ka të punësuar as cicëron shqiptar. Këtë punë, sipas kërkesës së vizitorëve, e kryen bashkëpunëtorja për marrëdhënie me publikun.
Sipas drejtuesve të këtij institucioni, shtëpia Përkujtimore e Nënës Terezë është muzeu më i vizituar në Maqedoninë e Veriut. Ajo për çdo vit vizitohet nga rreth 100 mijë turistë.
Nëna Terezë u lind më 26 gusht të vitit 1910 në Shkup. Tërë jetën e saj, ajo ua kushtoi familjeve të varfra dhe personave të sëmurë.RTK