Në skenën politike shqiptare dhe maqedonase duhet të dalin figura të reja

0

Analisti politik Agim Jonuz thekson se duhet figura të reja në spektrin politik shqiptar dhe maqedonas në Maqedoninë e Veriut.

Ai në një deklaratë për Shenja tha se zgjedhjet e ardhshme parlamentare janë një sfidë serioze për vendin por edhe për partitë politike në vend, e në veçanti për ato shqiptare. “Në këto zgjedhje duhet të dalin në shesh figura të reja, të pastra dhe kuadro profesionist që do të mund të ju përgjigjen sfidave të reja. Vazhdimi i figurave të kompromituara në skenën politike dhe fushata me retorikë nacional romantike, do të dukej vetëm si një luftë boshe për pushtet dhe pa ofertë konkrete për qytetarët”, theksoi Jonuz. Sipas tij, brenda shtetit kemi një roshomoniadë e njerëzve që të paktën në një përqindje të madhe, 70 deri 80 përqind duhet patjetër të zhduken nga skena politike. “Larg asaj se pala shqiptare nuk ka njerëz të mençur, ka edhe atë shumë njerëz të mençur. Por, problemi qëndron në atë se nuk ulen në tavolinë dhe të nxjern një substrakt që nuk ka rëndësi nëse është anëtar i BDI-së, Aleancës, Alternativës apo Besës”, theksoi Jonuz.(INA)