Në Stamboll kapet rrjeti me 15 milionë dollarë false

0

Në Stamboll janë zbuluar mbi 15 milion dollarë të falsifikuara. Lajmi është bërë i ditur nga autoritetet turke të sigurisë. Në një operacion të realizuar sot kanë përfunduar të prangosur katër veta, të cilët po prodhonin paratë.

Policia ka vepruar në bazë të provave të siguruara, pasi që mashtruesit kishin arritur që të mashtronin një biznesmen me disa mijëra dollarë false, të cilit i kanë marrë mbi 5 mijë dollarë origjinale. Po ashtu në këtë ngjarje janë ndaluar edhe persona që kishin përdorur paratë false, duke mos ditur për to. Policia tha se ata janë lënë të lirë pas bisedave informative. (INA)