Në strofkullën e qyqes

ina-online
ina-online

02/04/2024

shkruan: Fërgim Demiri

Katarza e feudalëve shqiptarë që po hakisin të jenë pjesë e “qeneferive” të huaja, po u del puna huq, fare e qelbur dhe malicioze, duke luajtur disa dhe rolin e Kalit të Trojës, ose si thonë kërçovarët “Kali i Shemës” dhe “Kali i Demës”.

Paturpësia e klanovistëve që politikën e shëndërruan në një kazamat robërie të klasave të ulta të qytetarëve është si ajo puna e qyqes kur vjedh strofkullat e huaja, sepse nuk është e zonja ta ndërtojë vet strokullën, dhe vete e ua lë vezët strofkullave të huaja që ti nxjerrin zogjët, e mandej ajo vetë vete dhe ua pi vezët shpezëve të tjera, dhe ua uzurpon foletë.

Kështu është kjo puna e feudave politike të mjerë shqiptarëve në “Taqidoni”. Por po e pyes veten, jalla a do dali kush ti mbështesi këto qyqe në zgjedhjet makabre se!

Këta shkojnë si mizat pa kokë, e miza të shpie drejt e në hale, e rinia për çdo natë mbush autobusët për në mërgim, po ik nga vendi!

Kë do mashtrojnë se di, veç në sjellshin migrantë, e tu japin dokumenta legjitimiteti që ti votojnë ndoshta, ku me e ditë!!

Neve moti na ka zënë sindromi i qyqeve, dhe tani s’dijmë nga t’ia mbajmë vërtetë. Mbaruan mjekët me politikim, tani radhën e kan hoxhallarët dhe ku do na dali fundi?!

E po për një thes me mjell dhe për ca shisha me vaj dhe 2 kile sheqer, nuk i mashtron me as jevgjit. Tani ka një taktik të re klandestija e këtij vendi, prandaj ata legalizuan gjithë ato plantazhe me kanabis, që narkomanëve që me numër i ke me mijëra në Severxhanka, do u ofrojnë falas bar dhe metadon, dhe ashtu do sigurojnë një numer të bollshëm të votuesve.

Mjerim tre dekadash, dhe su hoq më, por mua po më vjen era barut se kam qenë ushtarak në kohën e Jugosllavisë, se di, keq! Fundi, thonë, qoft i hajrit, ama JO, ai do jetë me zevzellëk si duket. Feudalët janë në hamendje se s’din si do ja dalin, me Kurto Dudushat, me doktora e hoxhallarët!

Ne jemi gazetarë, dhe shohim seir nga mënjanë, se nuk na qasin nga friga feudat, kanë merakun se po ua marim pozitat ndoshta, ku me dit.

Epo stili i Qyqeve de, ashtu ato veprojnë, dhe dëmtojnë, më të trashin, klasa puntore përsëri do ta haj, ama ajo ka gjet një kanal për ikje. Mendojnë se sopata përsëri do u bjer në mjaltë, ama kësaj radhe, qyqet do helmosen nga aj mjaltë.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

sunaj-raimi

Gjuha shqipe dhe obligimet tona kombëtare!

granit osmani

Nuk e di si mund kumanovarët ta mbështesin BDI-në pas gjitha të bëmave të tyre!

Ibrahim Kazimi

Romani «Eskadronët e Vdekjes»(kronikë e një kasaphane) -një sakrament historik mbi sakrificën kombëtare…

rexhail ramadani

S’kam asgjë personale me Ahmetin, por ai krijoi një regjim hibrid mbi popullaten shqiptare

kalosh

Armiku historik

nato-1

Problemi i madh që NATO kishte në Luftën e Ftohtë, tani është edhe më i madh…

enver tivari

Zbulohet urdhri i Enver Hoxhës për masakrën e Tivarit: “T’i zhdukim ose t’i shpërngulim” shqiptarët

nexhat

Paragjykimet ndaj proçesit zgjedhorë

Agon Ukshini

Fronti Evropian në vijën e parë me “Stalinin”!

INFO

NA NDIQ