Në Strugë do të ndërtohet qendër për fëmijët me nevoja të veçanta

Edhe një lajm i mirë për qytetin e Strugës. Ramiz Merko së bashku me Ergin Borovën, qytetar strugan i cili jeton dhe vepron në Holandë do të ndërtojnë qendër për fëmijët me nevoja të veçanta.

Meqenëse qytetarët janë gjithmonë në vendin e parë, kryetari i Komunës së Strugës Ramis Merko mirëpriti Ergin Borovën, qytetar strugan që jeton dhe vepron në Holandë.

Z. Borova ka marrë një iniciativë për ndërtimin e një qendre për kujdesin dhe strehimin e fëmijëve me nevoja të veçanta në qytetin e Strugës dhe më gjërë.

Ndërtimi i kësaj qendre do të sigurojë përkujdesje jo vetëm për disa orë por edhe akomodim dhe strehim afatgjatë.

Kryetari Merko premtoi tokë në të cilën do të ndërtohet objekti dhe mbështetje të plotë për zbatimin e mëtejshëm të këtij projekti humanitar.

Me qëllim të ndërgjegjësimit të qytetarëve, z. Borova më 29 korrik 2021 (e enjte) do të notojë nga Ohri në Strugë, 13 km.

Gjithmonë në përkrahje të iniciativave të tilla, të cilat janë motiv për vepra të mëtejshme humanitare!