Në Strugë gjithnjë e më pak filloristë, këtë vit janë regjistruar 77 fëmijë më pak

INA
INA

3 Qershor, 2023

77 nxënës filloristë më pak në shtator do të ulen në njëmbëdhjetë shkollat fillore të Strugës krahasuar me vitin e kaluar, që do të thotë se tani do të ketë gjithsej 471 nxënës filloristë. Kjo do të thotë se do të ketë pesë deri gjashtë klasa më pak. Situata më e vështirë është në shkollat që gravitojnë rreth fshatit Delogozhdë.

“Në Shkollën fillore Qendrore në Delogozhdë janë regjistruar 7 filloristë, ndërsa vitin e kaluar ishin 19. Në fshatin Livadhi vitin e kaluar ishin 18, ndërsa tani janë vetëm 2. Në fshatin Poum ka vetëm një nxënës në klasë të parë, ndërsa në Xhepin, nuk ka asnjë. Në fshatin Koroshishtë, vitin e kaluar janë regjistruar 9, tani vetëm 7”, thonë nga Shkolla në Dellogozhdë.

Nga shkolla në Delogozhdë për Alsat thanë se sipas listave të tyre, numri i fëmijëve që duhej të regjistrohen në klasën e parë ishte më i lartë. Arsyeja për këtë thuhet të jetë migrimit. Xhemi Hajredini, njohës i sistemit arsimor në Strugë, thotë se kjo situatë ndikohet nga disa faktorë, si emigracioni, normat më të ulëta të lindjeve, por edhe kushtet e këqija ekonomike.

Ka shumë shembuj kur nxënësit braktisin shkollën në mes të vitit shkollor për shkak të shkuarjes jashtë vendit.

Edhe në shkollën fillore më të madhe në qytet, “Vëllezërit Milladinov”, ka një rënie të numrit të nxënësve të klasës së parë. Vitin e kaluar u regjistruan 84 filloristë me mësimin në gjuhën shqipe, ndërsa këtë vit ky numër është 66. Ulje ka edhe në klasat me mësim në maqedonisht dhe turqisht. Më e qëndrueshme është situata në fshatrat Radolishtë, ku nga 36 të vitit të kaluar tani janë 65 dhe në Veleshtë, ku nga 33 nxënës vitin e kaluar, tani janë regjistruar 36 nxënës. /Alsat.mk

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

IMG_5660

Dega e Alternativës në Tetovë zgjodhi kryetarin e ri

IMG_5658

Muhamed Lala zgjidhet kryetar i FRASH – Tetovë

IMG_20231001_191904

Klubi “Bashkimi2002” nga Kumanova shkëlqen në turneun ndërkombëtar, 8 medalje të arta

pensionist

Prej nesër fillon pagesa e pensioneve, me rritje prej 5.3%

bilall kasami

Kasami: Nuk do të votojmë për ndryshimet Kushtetuese, kërkojmë të hiqet 20%

iphone dyqan

Sa rroga nevojiten për iPhone 15 në Maqedoni dhe në rajon

market

AUV: Ushqimi që importohet në RMV – i sigurtë!

Digital era Romaing

Prej sot roamingu me BE më lirë për qytetarët e Maqedonisë së Veriut

mickoski

Mickoski: Deputetët do të largohen nga Kuvendi nëse qeveria provon ta miratojë Ligjin për amnisti me procedurë të shkurtuar dhe flamur evropian

INFO

NA NDIQ