Në TEC dhe EMV janë shpërdorur 6.5 milionë euro, Mickoski brifohet me Toshkovskin: Vasko Kovaçevski është jashtë shtetit

Picture of Ina Online
Ina Online

10/12/2024

Po zhvillohet aksion i madh policor kundër 23 personave. Një pjesë e tyre janë nga ish drejtuesit e TEC Manastir dhe EMV, mes tyre edhe ish drejtori i institucionit, Vasko Kovaçevski, ndërsa në media përmendet edhe emri i ish-drejtorit komercial Adrijan Muça. Ekzistojnë dyshime se kanë shpërdorur 6.5 milionë euro. Arrestime në Shkup, Manastir, Negotinë, Veles, ndërsa një pjesë e personave janë pronarë të kompanive që kanë marrë tenderë në TEC. Për informacionet e tilla nga MPB thanë se do të kumtojnë detaje sapo të mbarojë aksioni. Detaje nuk kanë as nga Prokuroria për luftë kundër korrupsionit. Megjithatë më shumë informacione kishte kryeministri Hristijan Mickoski i cili tha se ka kontaktuar me ministrin e brendshëm Pançe Toshkovski. Nga të gjithë personat për të cilët gjurmohet, kryeministri tha se vetëm Vasko Kovaçevski nuk është i qasshëm.

“Jo, jo, nuk është në vend një kohë të gjatë, por pres që do ta sigurojmë dhe ta kthejmë në vend”, tha kryeministri Hristijan Mickoski.

Mickoski theksoi se bëhet fjalë për një grup të mirë organizuar ndërsa provat që janë siguruar janë shqetësuese.

“Janë bashkuar dhe kanë bërë…ka dyshim me bazë se kanë kryer krim me rreth 6 e gjysmë milionë euro. Janë gjetur shumë prova”, shtoi Mickoski.

Nga Prokuroria për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë konfirmuan se aksioni ende po zgjat, por shtojnë se do të dalin me detaje pasi përfundojnë të gjitha bastisjet.

TË FUNDIT

14 profesorë marrin vendime pune në Tetovë, Kasami: Mësimdhënësit tanë janë shtyllat e edukimit dhe të përparimit

Lidhja me Gjestin, reagojnë sërish familjarët e Eglit

Taravari lajmërohet nga Uashingtoni

Do t’i shpëtojë nominimit, Xumi “detyron” gjithë shtëpinë të hyjnë në tualet

Prokurori Kocevski flet për rastin e Artan Grubit

Çmime të reja të derivateve të naftës në Maqedoni

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË