Marketet në Tetovë bojkotohen pjesërisht.
Mund të shiheshin qytetarë që blejnë gjëra elementare për në shtëpi, shumica bukë.
Ata që pyetëm, na thanë se e përkrahin bojkotin për uljen e çmimeve, pasi konsiderojnë se çmimet janë të larta krahasuar me standardin.
-Do blini sot?
-Sot jo unë, për të tjetër nuk e di.
-A janë çmimet e larta?
-Janë tepër, jo pak po tepër të larta, për ne që jemi këtu me standardin tonë të larta janë, por çka të bëjmë.
-Çmimet janë të larta se është problem se dikush ka, e dikush nuk ka hiq, edhe pagesat, thonë ne paguajmë rrogat, çfarë rroge 150 euro vlerë, po ai si do jeton, si do ngrohet, si do paguan rrymën, si do paguajë atë, katastrofë! Sot duhet bojkotohen marketet, kemi blerë diçka. Po kemi blerë gjëra të vogla bukë kemi marrë, ama gjëra të mëdha jo.
-Por edhe se kam ditë këtë, por jam në përkrahje të atyre. Ama çmimet janë sikundër janë rrogat çmimet janë të larta.
-Mendoni se duhet të vazhdohet bojkoti?
-Kështu njeriu nuk mund të jeton, këtu nuk flasin si ka dhënë Zoti, në Gjermani janë gjërat më mirë se këtu, a kupton ti shqip?!
-Shtrenjtë janë, normale shtrenjtë janë, me një rrogë nuk mund të ja dalësh
-Mendoni duhet të merren edhe masa tjera për uljen e çmimeve?
-Duhet, duhet se ka njeri që nuk ka rrogë aspak dhe ashtu ja çojnë.
Gjatë kohës sa ekipi i TV21 ishte në terren në Tetovë, në shumicën e marketeve nuk kishte shumë blerës si ditët e kaluara. Disa kanë nisur të ulin çmimet e disa artikujve. Nuk vumë re ndonjë ekip të inspektoratit të tregut.