Në Tiranë sot hapet spitali “Covid 3”, rriten kapacitetet për trajtimin e pacidentëve

0

Të hënën pritet të hapet spitali COVID-3 në ambientet e ish-kirurgjive pranë qendrës spitalore universitare. Kjo pasi të kryhet, inspektimi i fundit nga ministria e shëndetësisë në lidhje me kushtet dhe infrastrukturën e nevojshme për pacientët me COVID.

Kanë mbetur pak vende bosh në ish-sanatorium pasi në infektiv po punohet me kapacitet të plotë. Rritja e numrit të rasteve me COVID-19 në Shqipëri si dhe mbushja e dy spitaleve ka detyruar ministrinë e shëndetësisë të hapë spitalin COVID- 3.

Burime nga QSUT thonë se këto ambiente janë gati me personelin mjekësor dhe infermierë që do të shërbejnë atje te i cili janë trajnuar. Në këtë spital do të transferohen pacientët që janë të shtruar në dy spitalet COVID por që janë në gjendje të stabilizuar dhe presin të negativizohen.

Kështu lirohen shtretërit për pacientë që kanë nevojë te shtrohen në infektiv apo sanatorium.

Ekspertët e shëndetësisë insistojnë në respektimin e masave pasi numrat po rriten çdo ditë. Përdorimi i maskës në ambient të hapur ishte vendimi me i fundit i komitetit të ekspertëve i cili u kontestua si nga profesionistë ashtu edhe jo profesionistë, por në fakt në çdo ditë hasim njerëz të cilët pështyjnë në rrugë

Eugena Tomini: “Shumë vende në Europë kanë kaluar në masa kufizuese, me gjasë edhe në Shqipëri. Vetëm distanca, maska edhe jashtë, larja e duarve na mban larg virusit. Këtë mund ta bëjë secili për të mbrojtur veten, të tjerët si dhe për të mos çuar në kolaps sistemin shëndetësor”, u shpreh Tomini./TCH