Në tre muaj deri në zgjedhjet presidenciale, ende nuk dihet se cilët janë kandidatët

INA
INA

17/01/2024

Në gati tre muaj deri në zgjedhjet presidenciale, qytetarët ende nuk e dinë se për kë do të duhet të votojnë më 24 prill kur duhet të caktohen zgjedhjet presidenciale. Atë që bëjnë të ditur këtyre ditëve krerët e partive është se “gara po ngushtohet” dhe se “ka nisur propozimi i kandidatëve për president dhe deputetë”. Nuk bëhen të ditur ende të gjithë emrat që do të marrin pjesë në qeverinë teknike e cila duhet të zgjidhet fundjavën e ardhshme (27 dhe 28 janar).

Tashmë në opinion po lakohen disa emra, ndonëse partitë nuk duan t’i kumtojnë emrat publikisht se cilët nga kandidatët kanë hyrë në rrethin më të ngushtë. As edhe presidenti aktual, Stevo Pendaroski ende nuk ka bërë të ditur nëse do të kandidojë edhe për një mandat tjetër. Për disa prej kandidatëve prej kohësh thuhet se kanë ambicie për poste të caktuara dhe kjo u bë e qartë nga mënyra se si ata u paraqitën në aktivitete zyrtare poashtu edhe në rrjetet sociale.

Kryeministri dhe lideri i LSDM-së Dimitar Kovaçevski tha se ka filluar procedura për propozimin e kandidatëve të mundshëm për president të shtetit dhe për deputetë.

“Është e paraparë me statut dhe sapo të përfundojë do të mund të ndahen emrat me organet më të larta të partisë. Fillimisht shkon te organizatat lokale, pastaj te organizatat komunale dhe pastaj vjen Këshilli ekzekutiv dhe qendror. Deri atëherë emrat nuk komentohen sepse ka një gamë më të gjerë të emrave. Ka pasur një shkrim në media për emrat e mundshëm, emrat eminentë, të cilët janë biseduar në këto takime”, tha Kovaçevski.

Lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski në një intervistë televizive përsëriti se ende janë duke u bërë analizat për kandidatët, gara është më e ngushtë dhe do të bëhen të ditur në konventën e 2 marsit. Siç tha ai, formalisht do të mund të marrë pjesë kushdo që plotëson kushtet e konkursit, por që kryesia e partisë do të vendos se pas cilit do të rreshtohet.

Ai poashtu bëri të ditur se kanë formuar komision për negociata për koalicion me partitë politike, si dhe se në gjysmën e parë të shkurtit do të bisedohet me ata që tashmë janë pjesë e koalicionit të udhëhequr nga VMRO-DPMNE, ndërsa në gjysmën e dytë të muajit të ardhshëm me të gjitha partitë që siç tha ai, “kanë qëllim dhe dëshirë për t’iu bashkuar koalicionit në mënyrë që në muajin mars të përfundojë dhe të fillojnë përgatitjet e fushatës zgjedhore”.

Sa i përket partnerëve nga blloku politik shqiptar, Mickoski u përgjigj se duan që ajo të jetë opozita e bashkuar shqiptare, por nuk duan, siç tha ai, “të flasin më shumë lidhur me këtë me qëllim të mos keqpërdoret dhe të sulmohet opozita shqiptare se po bashkëpunon me VMRO DPMNE-në”.

Kandidatë për president do të ketë edhe nga blloku shqiptar. Lëvizja Evropiane për Ndryshim paralajmëroi se do të ketë kandidatin e saj presidencial, ndërsa në opinion këtyre ditëve u përfol për një propozim. BDI ende nuk është deklaruar nëse do të ketë kandidatin e saj për president.

Më 27 janar do të fillojë seanca, ndërsa më së voni më 28 janar do duhet të votohet për qeverinë kalimtare si prolog në procesin zgjedhor në vend dhe zgjedhjet parlamentare të 8 majit. Kryeministër i kësaj qeverie do të jetë Talat Xhaferi kryetar aktual i Kuvendit i cili do të zëvendësohet nga Jovan Mitreski koordinator i grupit parlamentar të LSDM-së. Do të ketë edhe deputet të ri në vend të Xhaferit, por edhe nëse ndonjë nga deputetët e VMRO-DPMNE-së bëhet ministër i Punëve të Brendshme dhe Punës dhe Politikës Sociale ose ministër plotësues në mistritë e Financave, Bujqësisë dhe Administratës dhe Shoqërisë Informatike.

Përgatitjet për qeverinë teknike, siç paralajmëruan nga Kuvendi në kuptim të dorëheqjeve dhe seancave do të zhvillohen në periudhën nga data 22 dhe 26 janar.

Duke marrë parasysh aktivitetet e paralajmëruara të kryeministrit Dimitar Kovaçevski për javën e ardhshme, dorëheqja e tij mund të ndodhë më 25 ose 26 janar.

“Në fund të javës së ardhshme, konform afateve ligjore do të zhvillohet procedura për zgjedhjen e qeverisë teknike”, deklaroi Kovaçevski i pyetur se kur do të dorëzojë dorëheqjen duke pasur parasysh faktin se për dhjetë ditë duhet të formohet qeveria teknike.

Kryeministri konfirmoi se ka komunikim me liderin e VMRO-DPMNE opozitare, Hristijan Mickoski, ndërsa në pyetjen nëse do të ketë takim të liderëve u përgjigj se nuk duhet të gjitha takimet të jenë “në salla për takime” dhe se “shumë gjëra munden të bëhen edhe me telefon”.

“Kemi komunikim. Ne jemi njerëz që njihemi, kemi miq të përbashkët, udhëheqim dy parti politike që janë më të mëdhatë në shtet dhe konsideroj se ka punë që mund të bëhen në atë mënyrë, ndërsa të cilat janë të natyrës teknike – propozim të ministrave në qeverinë teknike, duke rënë dakord për terminet të cilat gjithashtu janë të përcaktuara me ligj”, shtoi Kovaçevski.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

stevo-pendarovskiii-780x470-1

Pendarovski: Do të anëtarsohem në VMRO-DPMNE nëse do të arrijnë që maqedonasit t’i përfshijnë në Kushtetutën bullgare

IMG_9497

Kongresi i LSDM zyrtarizoi kandidaturën e Pendarovskit për president

IMG_9496

IPIS demanton: Nuk kemi bërë anketë që u shpërnda sot

IMG_9478

Pritja e Taravarit në Strugë në hapjen e shtabit zgjedhor (Video)

IMG_9479

Selimi: Ndihma e shpejt në Shkup për herë të parë me shef shqiptar

bdi-ali-ahmeti-cair

BDI me kandidatë për deputetë në njësitë 3 dhe 4, ja emrat?

Ilir-Demiri-921x614

Demiri: nuk do të ketë incizime pa radhë, terminet për rezonancë magnetike do të publikohen në “Termini im”

gordana-siljanovska-1392x899

Shkup: Gordana Siljanovska Davkova, kandidate për presidente e VMRO DPMNE-së

policia speciale maqedoni

Ish-kryetari i një komune në Maqedoni kapet nga policia si pjesë e një grupi kriminal

INFO

NA NDIQ