Në Universitetin e Tetovës u promovua libri “Letërsia popullore dhe personaliteti”

INA
INA

27/11/2023

Në Universitetin e Tetovës, sot u promovua libri “Letërsia popullore dhe personaliteti” nga autori Nazmi Beqiri. Në këtë ngjarje morën pjesë Kryetari i Senatit, Vullnet Ameti, Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Salajdin Salihi, dekanë, senatorë, profesorë, studentë dhe miq të autorit.

Dekani i Fakultetit Filologjik, Berton Sulejmani e përshëndeti botimin e këtij libri, duke theksuar se Fakulteti Filologjik gjithmonë ka mbështetur botimet e teksteve universitare, siç është rasti i librit që sot promovojmë. Sipas tij, Fakulteti Filologjik krahas punës themelore, mësimdhënies dhe punës shkencore që po bën, po ashtu përkrah iniciativa të këtilla, sepse duke u mbështetur në këta libra universitarë, me programet e parapara, përkatësisht për lëndën e letërsisë popullore, ky libër do t’u ndihmojë më tepër studentëve, që ta pasurojnë bibliotekën e tyre dhe ta kenë në përdorim përgjithmonë.

Recensentja e librit, Emine Shabani tha se libri i Nazmi Beqirit, me titull “Letërsia popullore dhe personaliteti” është një vepër me rëndësi të veçantë, e cila përmbledh në vete personalitetin si elementin kryesor të një shoqërie të shëndoshë, llojet e personaliteteve shqiptare ndër breza e shekuj, të rrëfyer nëpërmjet këngëve popullore, tregimeve, e legjendave. “Folklori ka qenë dhe do të mbetet, thesar artistik për shkrimtarët, gjuhëtarët, etnologët, antropologët, arkeologët dhe vetë popullin që e ruan dhe e kultivon atë, për shekuj me radhë. Ky folklor, është vlerë që joshi edhe shkencëtarë nga bota joshqiptare. Studimet mbi shqiptarët dhe krijimtarinë e tyre, ata i bënë në kohëra të vështira për ne dhe u jemi falënderues për jetë shkencëtarëve: Johan Georg von Han, G. Majer, Dozoni, H. Pedersen, Edit Durham, M. Lamberc, Robert d’Angely, etj. Vepra është strukturuar në pesë kapituj. Në hyrje, autori paraqet vlerat dhe fushën e studimit të folkloristikës, që për element kryesor ka edukimin. Më pas fillon me personalitetin. Në të gjithë këta kapituj, autori, ka ngritur çështjen e letërsisë popullore, duke mbrojtur me xhelozi, që ajo nuk është vetëm përshkruese momenti, brenda normave e ligjeve të caktuara, të cilat janë vënë në detyrë të edukim-mësimit të breznive në vazhdimësi, deri të krijimi, modelimi i prijësve, të parëve të vendit.” – tha mes tjerash recensentja e librit, Prof. Dr. Emine Shabani.

Përgjegjësi i Institutit “Josif Bageri” të Universitetit të Tetovës,Ismet Jonuzi – Krosi theksoi se në këtë libër i kanë bërë përshtypje personalitetet që i ka përshkruar autori në faza të zhvillimit të qytetërimit nga stadet më të ulëta e deri më sot ku jemi ne. “Fatmirësisht përmenden, ne themi legjenda Adem Jashari, por kemi edhe në një legjendë këtu, profesor Fadilin, fenomeni i paraqitjes së profesor Fadilit dhe Universiteti i Tetovës. Atëbotë kur ishin përpjekjet e nismës së Universitetit e ndërlidhi me personalitetin. Ndonëse libri ka 5 cikle, në formën e pashkruar ka edhe një cikël, ai cikël është Universiteti i Tetovës dhe personalitetet brenda tij që kanë reflektuar në procese ku jemi ne sot, ngase kemi thurur legjenda dhe gojëdhëna dhe besoj se nga kjo që e kemi sot, cikli i gjashtë për kombin ka një porosi, që ky libër domosdoshmërisht do të përkthehet në gjuhë të tjera ngase është një pasqyrë e trajtëformësimit të kuptimësisë së jetës sonë në trevat ku jetojmë. ” – u shpreh drejtori i Institutit “Josif Bageri”, Ismet Jonuzi.

Vetë autori i librit, Nazmi Beqiri në hyrje të librit thekson se kohëve të fundit, folësit popullorë, duke folur për krijime popullore, thonë se këto rrëfime nga brezi në brez kanë pasur edhe karakterin e mësimit dhe jo vetëm. “Gjatë analizave e studimeve të hollësishme të krijimeve popullore, na del që, krijimet në fjalë kishin karakter të mësimit, por edhe të edukimit, madje edhe përsosmërinë edukative drejt shkallëve më të larta njerëzore, gjegjësisht “profesionalizmit personifikues”, duke përdorur mjetin modelues. Argument më i bindshëm shkencor është se, që nga krijimet më të hershme popullore, që kemi arritur t’i kemi e deri në përditshmërinë tonë, na është përcjellë besa, bujaria, toleranca, madje edhe përkujdesja për familjen e atdheun apo mëmëdheun. Pa këtë funksion të krijimtarisë në fjalë, shumë personazhe në këto krijime, që këtu u themi personalitete, duke filluar që nga Kostadini e Dorontina e deri te Fehmiu e Xhevë Ladrovci dhe Adem Jashari, nuk do të mund t’i kishin virtytet e njëjta, apo krejtësisht të njëjta, si atëherë, si sot.” – shkruan mes tjerash, në hyrjen e librit, autori Nazmi Beqiri.

Në përmbyllje të këtij libri thuhet se modelimi i personalitetit të çon në fillet e qytetërimit iliro – shqiptar, ku nuk mund të vërehet ndonjë ndasi e madhe nga qytetërimi pellazg. Shembujt e marrë për modelin e krijimit të personalitetit te shqiptarët, nuk mund të ndahen në qytetërime, duke i emërtuar në personalitete pellazge, ilire apo shqiptare, ngaqë lidhen për palcë njëri me tjetrin, përmes elementeve shpirtërore njerëzore. Andaj janë ndarë shembujt e personaliteteve në: mitike, legjendare, historik, të kohës së re dhe bashkëkohore.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

UT Universiteti tetoves

VLEN: BDI nxori në rrugë elitën intelektuale shqiptare

nexhmedin spahiu

Spahiu publikon disertacionin e doktoraturës në matematikë, paralajmëron se do t’jua nxjerrë “notat e dobëta” disave

matura-shteterore-provimi

Provimi i maturës shtetërore sivjet më 1 dhe 8 qershor

universiteti-i-tetoves-UT

Të hënën, pesë universitete në protesta për rritjen e pagave

femijet nerove krusheve

Fëmijët dhe prindërit shqiptarë e nisin vet ndërtimin e shkollës në Krushevë, dora e shtetit nuk duket askund

universiteti-i-tetoves-UT

Lajm i mirë për studentët, nga e hëna do të paguhen në bazë javore

Ministria-Arsimit

MASH: Nga e hëna pagesa e subvencionimit të racionit për studentë në bazë javore

universiteti-i-tetoves-UT

5 universitetet shtetërore reagojnë kundër diskriminimit që ua ka bërë Kuvendi dhe Qeveria

studenti-univerzitet-sv-Kiril-i-Metodij-6

Rritje e pagave vetëm për UShKM-në? Jeton Shaqiri sqaron se do të vlejë për të gjitha universitetet

INFO

NA NDIQ