Në UT më 28 gusht do të fillojë afati i parë i regjistrimit të studentëve

ina-online
ina-online

26 Gusht, 2023

Në Universitetin e Tetovë, nga 28 gushti e deri më 1 shtator 2023 do të zhvillohet afati i parë i regjistrimit të studentëve të rinj për vitin akademik 2023/24. Edhe këtë vit akademik, Universiteti ynë i ka bërë të gjitha përgatitjet për të mirëpritur kandidatët, të cilët dëshirojnë që
studimet e tyre t’i ndjekin në Universitetin tonë.

Të gjitha shërbimet e administratës do të jenë të angazhuara, gjatë afatit të regjistrimit që do të përkujdesen për mbarëvajtjen dhe lehtësimin e procedurave administrative për kandidatët që do të aplikojnë në programe të ndryshme studimore.

Për vitin akademik 2023/24, Universiteti i Tetovës do të regjistrojë studentë të rinj në 13 njësitë akademike që i posedon. Nga Zyra për arsim e Universitetit të Tetovës njoftojnë se, nga aplikimet online, vërehet interesim i madh i kandidatëve për t’u regjistruar në Universitetin tonë.

Nga kjo zyrë po ashtu apelojnë deri te të gjithë kandidatët, që gjatë procesit të aplikimit t’i ndjekin të gjitha rekomandimet dhe udhëzimet e konkursit të Universitetit të Tetovës, për regjistrimin e studentëve të rinj në ciklin e parë të studimeve për vitin akademik 2023/24, duke klikuar në këtë link: https://unite.edu.mk/apply/

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

duhan cigare

Fëmijëve u shiten cigare me copë para shkollave në Tetovë (VIDEO)

shkolle arsimtari nxenesi

Skandal në shkollën shqipe, mësuesi godet e ofendon rëndë nxënësit: O psikopat, a e di se çfarë të bëjë

Klinika-Shkup

Shënon rritje numri i pacientëve me grip, por edhe me Covid-19 në Maqedoni

instituti-arben-xhaferi

Instituti “Arben Xhaferi”: Ndryshimi i Kodit Penal anti evropian dhe i dëmshëm në luftën kundër korrupsionit

escobar eskobar gabriel

Eskobar: Maqedonia të kujdeset që ligjet të jenë në përputhje me standardet evropiane

Bullgari-Maqedoni-780x439-1

Regjistrimi i popullsisë në Shqipëri, “kacafytje” mes maqedonasve dhe bullgarëve!

Muhamed Zekiri

Shtyhet seanca gjyqësore për Muhamed Zekirin

mickoski jankullovska gordana

Takimi Mickoski-Jankullovska/ ASH: A do të thotë se kjo fotografi do të kthejë kriminelët në politikë?

baste bastore

Pagoi tiketën as 1 euro, fitoi afër 30 mijë euro nga bastet (FOTO)

INFO

NA NDIQ