Në UT u mbajt koncert festiv për Ditën e Falënderimeve (FOTO)

Picture of INA
INA

24/11/2023

Fakulteti i Arteve i Universitetit të Tetovës, më 23 nëntor 2023, organizoi koncert festiv për festën e veçantë të popullit amerikan, Ditën e Falënderimeve. Këtë aktivitet kulturor- artistik e ndoqën edhe drejtuesit e Universitetit të Tetovës, Kryetari i Senatit, Prof. Dr. Vullnet Ameti, prorektorë, dekanë, pedagogë dhe studentë nga njësitë akademike të UT-së.

Po ashtu, në këtë koncert mori pjesë edhe Gazmend Ilazi, përgjegjës i programeve arsimore ndërkombëtare në Ambasadën e SHBA-ve në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Ndërkaq, mysafir special i këtij koncerti ishte profesori i programit Fulbright, artisti i njohur David Bullman.

Në fjalën e tij të rastit, Dekani i Fakultetit të Arteve, Prof. Ord. Senad Abduli i falënderoi të pranishmit për pjesëmarrjen e tyre në këtë eveniment kushtuar miqve amerikanë. Ai deklaroi se Dita e Falënderimeve është një ngjarje e veçantë kur familja dhe miqtë mblidhen për të ndarë një vakt dhe për të festuar me njëri-tjetrin ndërkaq sot, sikurse theksoi ai, jemi mbledhur si miq dhe familjarë për t’u njohur me këtë traditë të cilën e kemi begatuar edhe me koncertin festiv.

Në këtë veprimtari kulturore, studentët dhe profesorët e programit studimor të Artit Muzikor dhe artistët e njohur si: Shkëlzen Baftjari, David Bullman, Melisa Loki, Diellon Mustafa, Lulesa Pajaziti, Doriana Selmani, Zule Saiti dhe Abdullah Xhaferi, realizuan një performancë të shkëlqyer artistike duke i realizuar me mjeshtri pikat e programit muzikor.

TË FUNDIT
15 orë
Tetovari diplomon në Columbian University në New York me bursë universitare!
2 ditë
Matura shtetërore do të mbahet më 1 dhe 8 qershor, nxënësit: Jemi të gatshëm për çdo sfidë
3 ditë
MASH: Në mënyrë sistematike dhe afatgjate e zgjidhëm çështjen e teksteve shkollore
5 ditë
Shkollat shqipe të suksesshme në garat në fushën muzikore me kor dhe orkestër 2024
5 ditë
Arsim Sinani një profil i lartë intelektual dhe zë i fuqishëm i opozitarizmit

ME TE LEXUARA

15 orë
Tetovari diplomon në Columbian University në New York me bursë universitare!

LEXO MË SHUMË

IMG_2189

Tetovari diplomon në Columbian University në New York me bursë universitare!

matura-shteterore-provimi

Matura shtetërore do të mbahet më 1 dhe 8 qershor, nxënësit: Jemi të gatshëm për çdo sfidë

libra-libri

MASH: Në mënyrë sistematike dhe afatgjate e zgjidhëm çështjen e teksteve shkollore

florim zulfiu

Shkollat shqipe të suksesshme në garat në fushën muzikore me kor dhe orkestër 2024

Arsim sinani

Arsim Sinani një profil i lartë intelektual dhe zë i fuqishëm i opozitarizmit

Shkolla idrizove Jurumleri Njegosh

Shumë shkolla në vend nuk kanë infrastrukturë për zbatimin e mësimit inkluziv

studenti-univerzitet-sv-Kiril-i-Metodij-6

Shënohet ulje – “Kirili dhe Metodi” në vendin e 1990 ndër 2000 Universitetet Shtetërore më të mira në botë!

arben cejku libri

“KOSOVA, Sovraniteti versus Integriteti”, i ambasadorit Arben Çejku, u promovua në Nju Jork

eurovision

Eurovizioni dhe vdekja e artitT

INFO

NA NDIQ