Në UT u mbajt Simpoziumi V Shkencor “Gjurmë në kohë”

Picture of INA
INA

22/05/2024

Shoqata për Kulturë dhe Shkencë Ars Albanica në bashkëpunim me Universitetin e Tetovës më 20 maj 2024, e organizoi edicionin V të Simpoziumit Shkencor “Gjurmë në kohë”. Ky simpozium shkencor këtë vit iu dedikua portretit të albanologut Fadil Sulejmani, themeluesit dhe Rektorit të parë historik të Universitetit të Tetovës.

Kryetari i Shoqatës për Kulturë dhe Shkencë “Ars Albanica”, Prof. Dr. Zeqirja Rexhepi tha se përmes këtij simpoziumi përkujtohet veprimtaria shkencore – studimore e albanologut Fadil Sulejmani, personaliteti  i të cilit është me vlera shumëdimensionale.  “Dëshiroj që për kontributin e tyre, t’i falënderoj profesorët e nderuar që iu përgjigjën ftesës sonë për të evidentuar rëndësinë studimore që përmban vepra e Fadil Sulejmanit! Respekt të veçantë për profesoreshë Haxheren, bashkëshorten e Prof. Dr. Fadil Sulejmanit. Falënderime të veçanta edhe për udhëheqësinë e Univeristetit të Tetovës, sepse përmes dashamirësisë së tyre gjen mbështetje kultura shqiptare” – theksoi Prof. Dr. Zeqirja Rexhepi.

Rektori i Universitetit të Tetovës Prof. Dr. Jusuf Zejneli në fjalën e tij drejtuar të pranishmëve në këtë simpozium, nënvizoi se Prof. Dr. Fadil Sulejmani mbetet frymëzuesi më i madh për të gjitha gjeneratat tona për guximin, dijen dhe vendosmërinë e tij për të themeluar Universitetin e Tetovës si institucioni i parë i arsimit të lartë të shqiptarëve të këtyre trevave. Ne nderojmë dhe respektojmë jetën, veprën dhe idealin e Rektorit tonë të parë Prof. Dr. Fadil Sulejmani dhe jemi të angazhuar që ta përmbushim amanetin e tij për zhvillimin e këitj universiteti duke e ngritur atë në piedestal me universitetet më të mira të rajonit dhe botës.

Simpoziumin kushtuar potretit të Prof. Dr. Fadil Sulejmanit me prezencën e saj e nderoi bashkëshortja e tij Prof. Dr. Haxhere Sulejmani. Ajo evokoi kujtime nga veprimtaria e Prof. Dr. Fadil Sulejmanit:  “Fadili ishte i palodhshëm, deri para themelimit të UT-së ai merrej me shkrime e vepra në fushën e albanologjisë.  Ëndrra e tij ishte që shqiptarët e Maqedonisë të kenë universitetin e tyre. Kështu vendosi dhe filloi të punojë për themelimin e një universiteti shqiptar. Ka qenë shumë i vendosur në punën e tij, ka përjetuar momentet më të vështira të jetës së tij gjatë themelimit të këtij universiteti, si gjatë periudhës para legalizimit ashtu edhe më pas. Por, ai gjithmonë thoshte  “kurrë nuk jam penduar për ngritjen e këtij tempulli të dijes dhe nëse do rikthehesha në kohë, prapë do ta kisha bërë të njëjtën gjë” dhe ishte mjaft i lumtur që shqiptarët kishin mundësi për të mësuar në gjuhën shqipe.”

Kryetari i Senatit të Universitetit të Tetovës Prof. Dr. Vullnet Ameti tha:  “Kam shkruar, kam folur e stërfolur në shumë qarqe për figurën dhe veprën e Prof. Dr. Fadil Sulejmanit dhe pa dyshim që Rektori historik i Universitetit të Tetovës, si rilindësi i fundit, me veprat e tij akademike dhe me kryeveprën e tij historike – Universitetin e Tetovës, po na rezulton se është jo vetëm busulla jonë orientuese në mision, por edhe autoriteti moral e kulturor. Nuk ka njeri që sot nuk e di thënien e Tij epike: “Ne duam lapsin dhe fletoren, nuk duam dhunë!” I motivuar nga kjo thënie dhe nga bindja se Universiteti nuk është EMËR, por FOLJE, fill pas ndarjes së titullit Doctor Honoris Causa, në vitin 2012; pas themelimit të muzeut në Poroj në të njëjtin vit; pas konferencës shkencore dhe revistës kushtuar figurës së pashembullt të Prof. Dr. Fadil Sulejmanit më 2014; pas emërtimit të Universitetit të Tetovës me emrin e themeluesit dhe Rektorit historik “Fadil Sulejmani” dhe ngritjes së shtatores në vitin 2019; pas botimit të Monografisë në vitin 2021, ku u sheshuan njëherë e përgjithmonë të vërtetat historike, mendoja se kurorëzimi i gjithë këtij mozaiku ishte themelimi i Fondacionit dhe Çmimit Kombëtar “Fadil Sulejmani”, prandaj, në vitin e kthesave historike, me përkrahjen e pareshtur të Senatit të Universitetit të Tetovës, i kaluam dy vendime të rëndësishme: themelimin e Fondacionit dhe Çmimin Kombëtar me emrin e Tij, që u jepet për herë të parë figurave me merita të jashtëzakonshme kombëtare dhe mbi të gjitha njerëzve që, më shumë së kushdo tjetër, përmes veprimtarive të tyre, e mbajtën gjallë vetëdijen kombëtare.” – deklaroi Prof. Dr. Vullnet Ameti.

TË FUNDIT

Zëvendësministri Iseni vizitoj SPB në Kumanovë dhe Njësinë policore Mateç

Mickoski: Ligji për përfaqësim të drejtë do t’i dërgohet Komisionit të Venecias përpara se të hyjë në Kuvend

Tragjike: Tentoi ta shpëtonte djalin në pishinë, nëna nga Kosova humb jetën bashkë me të

Përfaqësuesit e VLEN në Prishtinë në 26-vjetorin e Çlirimit të Kosovës

Mickoski: Artan Grubi iku me veturë diplomatike, po bëjmë gjithçka për t’i kthyer të arratisurit nga drejtësia

Taravari: 26 vjet nga çlirimi i Kosovës – koha për t’u çliruar nga ngërçi politik

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË